AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Temat shoqėrore > Moda, Bukuria, Estetika
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 16-08-08, 12:09 PM
Avatari DarkAngel
DarkAngel DarkAngel ėshtė offline
Moderator
Moderator
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 1,847
Reputacioni: 100
DarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & Shoqe
Dėrgoji DarkAngel njė mesazh me MSN Dėrgoji DarkAngel njė mesazh me Yahoo

Shumė seksi, shumė herėt..!!


Qė nė fillim duhet thėnė diēka jo fort e parėndėsishme: Tendenca pėr tu dukur seksi qė nė moshė fare tė re, pothuajse fėmijė, nė fakt nuk ėshtė vetėm njė fenomen “shqiptar”, pra jo vetėm adoleshentėt tanė sillen kėshtu. Bėhet fjalė pėr njė tendencė tė pėrgjithshme perėndimore, shkaqet e sė cilės lidhen me imazhet e pėrcjella nga mediat (televizioni nė mėnyrė tė veēantė) dhe fushatat e marketingut qė i nxitin tė rinjtė tė jenė “seksi”.

Por si prindėrit mund ti mbrojnė fėmijėt e tyre?

Asnjėherė nuk ėshtė e lehtė tė jesh prind. Por nė ditėt tona ėshtė bėrė edhe mė e vėshtirė. Njė vėzhgim ndėrkombėtar i vitit 2002 zbuloi qė 76 pėrqind e prindėrve mendonin se ishte shumė mė e vėshtirė tė rrisje fėmijė sot sesa nė kohėn kur ata vetė kishin qėnė fėmijė; dhe 47 pėrqind thanė se sfida e tyre mė e madhe ishte pėrpjekja pėr ti mbrojtur fėmijėt e tyre nga ndikime shoqėrore negative qė pėrfshijnė imazhe ngacmuese dhe shqetėsuese, dhunė dhe mesazhe tė papėrshtatshme pėr moshėn qė shfaqen nė media.

Si do i ishit pėrgjigjur ju ketij vezhgimi? A po pėrjetoni dhe ju tė njėjtėn situatė tė vėshtirė nė pėrpjekje pėr tė mbrojtur fėmijėt tuaj nga ndikimet negative? A ju duket e vėshtirė pėr tė vendosur dhe pėrforcuar kufijtė brenda tė cilėve duhet tė lėvizin fėmijėt tuaj? Pėr tė pėrcaktuar sa, kur dhe ēfarė ėshtė e pėrshtatshme pėr ta?

E lehtė tė bėsh pyetje. E vėshtirė tė gjesh pėrgjigjet e duhura. Prindėrit e dinė qė pėr disa gjėra duhet thėnė shkurt “JO”! Por duke thėnė thjesht ‘JO’nuk do zgjidhej problemi dhe nuk mund tė thuash JO pėr gjithēka.

Duhet tė gjejmė zgjidhje pėr problemet e fėmijėve, shpesh nė ēastet mė tė papritura dhe nė mėnyra tė paparashikueshme. Pėr tia arritur qėllimit puna e parė qė duhet bėrė ėshtė tė dimė dhe tė njohim se kur dhe si jeta fėminore e pėrballur me seksualitetin ka ndikim tek fėmijėtnė moshe tė vogėl.

Njė sėrė librash tė kohėve tė fundit nga Shtėpia Botuese MAX si dhe tė reja e raporte kėrkimore kanė ngritur shqetėsimin rreth qėndrimeve dhe sjelljes seksuale tė shumė adoleshentėve sot dhe nė mėnyrė tė ndjeshme tė moshave nga tetė deri nė dymbėdhjetė vjeē. Kėto tė dhėna shpesh na lėnė tė kuptojmė se sjellja nė fjalė krijohet papritur nga hiēi kur fėmijėt fillojnė shkollėn e mesme (ose tetėvjeēaren).

Pothuajse kurrė nuk mendojmė pėr atė ēka ka ndodhur gjatė viteve mė tė hershme nė jetėn e tyre tė cilat kanė paraprirė atė ēka po ndodh tani me kėta adoleshentė. .

Nė jetėn e fėmijėve ka plot ēeshtje dhe pyetje qė lidhen me seksualitetin dhe vete seksin dhe ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė rriturit tė tregojnė kujdes pėr ti njohur e pėr ti kuptuar ato. Rrėfimet e mėposhtme nga prindėr dhe mėsues na bėjnė tė qartė faktin se nėse duam ta kuptojmė dhe ta trajtojmė ēėshtjen e seksualitetit tek fėmijėt duhet ta nisim punėn tonė qė kur fėmijėt janė shumė tė vegjėl. (janė pėrdorur iniciale pėr tė ruajtur anonimitetin e dėshmuesve)



Duke qarė nė vaskė...

Xh. tregoi se njė mbrėmje pak kohė mė parė vajza e saj shtatė vjeēare H. filloi tė qante nė vaskė. E shqetėsuar pėr kėtė Xh. e pyeti se ēfarė kishte. H. u pergjigj: “Jam e shėndoshė. Unė jam e shėndoshė. Dua tė jem simpatike si I. (njė vajzė shumė e dobėt e shumė e njohur nė klasėn e H.)I.vishte rroba moderne tė cilat Xh.-sė i dukeshin krejt tė papėrshtatshme pėr njė shtatėvjeēare. Xh. i hodhi dorėn mbi shpinė H. duke i thėnė se i pėlqente trupi i H. se ishte trup shumė i bukur pėr njė shtatėvjeēaredhe se s’kishte pse tė dobėsohej. Por H. kishte vazhduar tė qante dhe thoshte se donte tė mbante dietė.

Xh. nuk dinte ēfarė tė thoshte apo ēfarė tė bėnte pas kėsaj. Sipas saj, H. kishte trup normal pėr moshėn qė kishte. Ajo qė nuk ishte normale, - mendonte Xh., ishte se si nje fėmijė aq i vogėl mund tė mendonte pėr tė mbajtur dietė, pėr tė mos pėrmendur dėshirėn qė kishte pėr tu pėlqyer nga djemtė sepse ishte “simpatike” dhe “seksi”.

Ishte apo s’ishte normale njė gjė e tillė, ajo qė kishte kuptuar Xh. ishte se H. ishte me tė vėrtetė e shqetėsuar dhe e stresuar dhe se duhej tė bėnte diēka pėr ta ndihmuar.

Teksa pėrpiqej tė kuptonte kėtė shpėrthim emocional tė vajzės 7 vjeēare, Xh. ia vuri fajin mė tė madh shoqeve tė H. tė cilat po ndikonin gjithnjė e mė shumė tek ajo duke u bėrė tepėr tė rėndėsishme pėr tė.

Kohėt e fundit, kur H. ishte kthyer nė shtėpi mbas njė loje me kukulla, kishte treguar se si kishin zhvilluar nje sfilatė mode me kukullat e shoqeve tė saj.Xh. shqetėsohej sepse kur H. dhe shoqet e saj luanin sė bashku ato shpesh improvizonin takime dashurie si dhe dasma me kukullat e tyre Barbi.

Por ajo qė e shqetėsonte mė shumė Xh. ishte koha e gjatė qė fėmijėt kalonin nė shtėpitė e njėri-tjetrit me kukullat e tyre, emrat e kukullave, pamja e tyre anoreksike, seksualiteti i tyre i dukshėm, garderoba me veshje ekstravagante si dhe rėndėsia qė i kushtohej shoping-ut dhe paraqitjes sė jashtme si pika kyēe tė lojės.

Kur Xh. shprehu mendimin se nuk i pėlqente qė H. kishte ato kukulla, H. tha se gjithė fėmijėt e tjerė kishin po ato kukulla dhe se asaj i pėlqente shumė tė luante me to nė shtėpitė e tyre. Asaj dhe shoqeve tė saj iu pėlqente shumė ti vishnin kukullat, ti nxirrnin pėr shoping si dhe nėpėr takime.

Megjithėse Xh. nuk u bind, ajo nuk dinte ēfarė do bėnte kur H. tė kishte ditėlindjen muajin tjetėr. Ajo ishte mėse e sigurt qė ndonjė vajzė do ti sillte H.-sė kukulla si dhuratė. Edhe sikur Xh. T’ia fshihte kukullat ajo e dinte qė H. pėrsėri do tė luante me to nė shtėpitė e shoqeve tė saj. Kohėt e fundit H. kishte kėrkuar madje (pas njė bisede nė shkollė) tė bėhej pjesė e njė komuniteti on line ku fėmijėt mund tė luajnė dhe tė blejnė gjėra pėr kukullat e tyre me anė tė internetit sė bashku me fėmijė tė tjerė.

Megjithatė, thellė, thellė nė vetvete Xh. ndjente se ajo qė e shqetėsonte mė tepėr ishte se ku do ti ēonte kėta fėmijė gjithė ky interes pėr pamjen e jashtme e pėr tė qėnit i famshėm dhe seksi.

H. nuk pėlqente trupin e saj tani qė ishte vetėm shtatė vjeē. Po kur tė bėhej trembėdhjetė vjeē ēfarė do mendonte vallė? Xh. kishte dėgjuar se sjelljet dhe veprimet e lidhura me seksualitetin tek fėmijėt dhe adoleshentėt ishin shumė tė shpeshta dhe tė hershme siē ishin gjithnjė e nė rritje problemet e ērregullimet me tė ngrėnin, madje edhe tek vajzat e vogla. A mos vallė lotėt e H. pėr trupin e saj ishin shenja e parė pėr shqetėsime tė tilla? Ē’lidhje kishte midis shqetėsimit pėr imazhin e trupit dhe seksualitetit? Po ēfarė donte tė thoshte ajo nė tė vėrtetė me tė qėnit “seksi”?

Duke e ditur se sa tė vėshtira ishin kėto pyetje Xh.-sė iu duk pothuajse e pamundur tė gjente menyrėn e duhur pėr t’u pergjigjur. Ajo u merzit pasi ndiente pasiguri madje dhe shqetėsim ngaqė nuk dinte se cila ishte gjėja e duhur pėr tė thėnė apo pėr tė bėrė.



Histori si kjo qė na tregoi Xh. pėr vajzėn e saj ka shumė. Kėshilla tė pėrgjithshme qė vlejnė pėr tė gjitha rastet, nuk ka. Secili rast meriton vėmendje dhe zgjidhje sipas specifikave dhe rrethinave tė vetė fėmijės dhe familjes ku ajo rritet. E vetmja kėshillė qė vlen pėr tė gjitha rastet ėshtė: Jepini fėmijės dashuri dhe vėmendje. Qė nė vogėli! Sigurisht qė kjo nuk do t’ju shpėtojė nga tė gjitha problemet, por nėse do mundeni ta bėni kėtė, gjithēka do jetė mė e lehtė mė vonė.

Ja si shkruan njė lexuese e Shekullit nė Blogun online:

“Koha qe jetojme vertet qe kerkon qe prinderit te punojne dhe shume madje. Pėr mendimin tim duhet te gjejmė “rezervat” qe mund te kete secili nga ne (dhe nė ēift) per kohen qė u japim fėmijėve. Absolutisht qe ka rezerva, por duhet tė arsyetojmė vetė. E rendesishme eshte vemendja. Efektet e asaj qė bėjmė sot me femijen, do ti ndjejmė shume vonė, kur ai/ajo te jetė rritur, por ateherė nuk mund tė korrigjoni asgjė. E dini ate historine e bukur qė njė person kishte mundesine tė kthente kohėn pas? Sa here donte te korigjonte nje gje qe nuk e kishte bere mire e kthente kohėn pas dhe mundohej ta korigjonte. Sa here qe kalonte nje ēast te bukur e kthente kohen pas per ta rijetuar. Por kjo eshte nje fantazi e nje shkrimtari. Ne realitet, atė qė bėn sot do ta korrėsh nesėr...
__________________
▌ ║││█║▌Tė Dashurosh Eshtė Vepėr, Te Tradhėtosh Eshtė Kryeveper ▌ ║││█║▌
♥♥Innamorato
sempre di pił
in fondo all'anima
sei sempre tu.
Perché non č una promessa
ma č quel che sarą
domani e sempre♥♥
Pėrgjigju me citim
  #2  
I/E vjetėr 16-08-08, 12:10 PM
Avatari DarkAngel
DarkAngel DarkAngel ėshtė offline
Moderator
Moderator
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 1,847
Reputacioni: 100
DarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & ShoqeDarkAngel Ka Shumė Shokė & Shoqe
Dėrgoji DarkAngel njė mesazh me MSN Dėrgoji DarkAngel njė mesazh me Yahoo

Replikė: Shumė seksi, shumė herėt..!!


SONDAZHI I SH2

100 tė rinj thanė:

Stafi i SH2 vendosi tė zhvillojė njė seri sondazhesh, rezultatet e tė cilave do tė bėhen tė ditura ēdo tė shtunė nė faqet e gazetės “Shekulli“.

Numri i tė pyeturve do tė jetė 100 dhe mosha nė bazė tė karakterit qė do tė ketė sondazhi. Sondazhi i kėsaj jave ėshtė bėrė nė Tiranė me tė rinj gjimnazistė dhe studentė tė vitit tė parė dhe tė dytė, pėr njė problem qė tek ata ėshtė i pėrhapur nė masė: Marrėdhėniet e tyre me prindėrit.

Duke qenė se ėshtė njė moshė delikate, problemi nė fjalė ėshtė mjaft prezent si tek tė rinjtė, por edhe tek prindėrit vetė, tė cilėt nė mjaft raste nuk dinė si tė veprojnė. Po si janė marrėdhėniet e 100 tė pyeturve tė Shekullit me prindėrit? Le tė shohim rezultatet.

1. Jeni grindur javėn e fundit me prindėrit?

65- Jo;35- Po

2. Do donit tė mos jetonit mė prindėrit?

52- Po;48- Jo

3. Flisni me ndonjė nga prindėrit pėr tė dashurin/ ėn?

54- Jo;46- Po

4. Nėse do shkėputeshit nga prindėrit me kė do jetonit?

41 - vetėm

36 - me tė dashurėn/ in

11-me shoqet/ kėt

4 - me vėllain/ motrėn

3 - me tė fejuarin/ ėn

2 – vetėm me mamin

1 – me xhaxhain

1 – vetėm me babin

1 – do martohesha

5. Nga prindėrit do tė donit mė shumė lekė apo vėmendje?

54 - Vėmendje;46 - Lekė

6. Sa herė nė javė dilni me prindėrit?

31 - asnjėherė

29 - 2 herė

27 - 1 herė

7 - 3 herė

5 - 5 herė

1 - ēdo ditė
__________________
▌ ║││█║▌Tė Dashurosh Eshtė Vepėr, Te Tradhėtosh Eshtė Kryeveper ▌ ║││█║▌
♥♥Innamorato
sempre di pił
in fondo all'anima
sei sempre tu.
Perché non č una promessa
ma č quel che sarą
domani e sempre♥♥
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Bookmarks

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek

Tema te ngjashme
Tema Nismėtari i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i Fundit
Inter ergys Futbolli Italian 117 08-03-08 08:45 AM
Horoskopi Erotik Melody Horoskopi 43 14-02-08 08:20 AM
Lexoji keto letra (tregime)do tė pushosh psiqikisht King_Arthur Besimi dhe Fete 40 31-01-08 06:54 AM
Mbajtja e celularit pėr njė kohė tė gjatė nė vesh, shkakton tumor nė tru! Bruno Shėndeti 0 18-01-08 01:39 PM


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 01:04 PM.

 


Copyright Albstation 2007-2008