AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Art > Letersia > Pėrralla
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 15-08-07, 05:25 AM
Avatari ORGANZA
ORGANZA ORGANZA ėshtė offline
Albstation
Super Moderatore
 
Data e Antarėsimit: Jun 2007
Vendndodhja: UE
Postime: 173
Reputacioni: 25
ORGANZA Ka Nisur Konkurencen Per FameORGANZA Ka Nisur Konkurencen Per Fame

Perrallat e Andersen


Sirena e Vogel


Per gjate detit te hapur, atje ku uji i kthjellet ka kaltersine e petaleve me bukura te lule grurit,transparencen e kristalit me te paster, dhe nje thellesi qe eshte pothuajse e pamundur te hedhesh spirancen, dhe qe kulla kishe te rrallosura njera pas tjetres veshtire se e prekin siperfaqen e ujit, ju ndoshta mund t'ju duket e pabesueshme, por atje poshte ne rererat e bardha e te lakuriqta, ku mbijne peme dhe bime nga me te cuditcmet, kercellat dhe gjethet e te cileva aq te epshme ondulojne mbas korenteve me delikate, dhe ku peshqit e vegjel rreshqasin neper deget e tyre si zogjte ketu ne ajer, ngrihet keshtjella e Mbretit te Detit. Muret e keshtjelles jane prej korali dhe dritaret e larta te punuara prej qelibari, ndersa catia e punuar prej guackash me perla brilante qe hapen dhe mbyllen sipas rrymave kalimtare.

Mbreti i detit kishte mbetur ve prej shume vitesh, keshtu qe ishte mami i tij qe mbante shtepine.Mbreteresha plake, ishte nje grua mendjemprehte dhe teper krenare per noblesen e saj. Ajo meritonte levdatat me te perzemerta per dashurine dhe perkushtimin qe kishte ndaj 6 princeshave te vogla, gocat e te birit. Princeshat ishin te gjitha shume te hijeshme, por me e vogla mbetej pa dyshim me e bukra me lekuren e saj te holle dhe transparente si nje petale trendafili dhe syte blu si te oqeanit... vetem se.. si te tjerat,edhe ajo nuk kishte kembe dhe trupi i saj mbaronte ne forme bisht-peshku..

Ne ditet e bukra,kur dielli shfaqej nga lart si nje lule e purpurt, princeshat e vogla merreshin me zbukurimin e kopshtit te tyre. Te gjitha pervec me te vogles, perdornin objekte nga me te cuditshme dhe qesharake te marra nga anijet e mbytura,ndersa sirena e vogel mbante vetem tek pjesa e saj nje statu mermeri te nje djali te ri dhe te hijshem te skultuar mbi nje gure prej nje bardhesie te kulluar. Lumturia e saj me e madhe ishte te degjonte gjyshen ti tregonte per boten e njerezve. Ajo qe e habiste me shume ishte, qe atje, ne boten e njerezve, lulet leshonin arome, dhe qe "peshqit" fluturonin sa ne nje dege ne tjetren duke kenduar aq embel! Zogjeve, gjyshja i therriste "peshq", perndryshe gocat e vogla nuk do te arrinin ta kuptonin meqenese nuk kishin pare asnjeher zogj ne jeten e tyre.

- Kur te mbushni 21 vjec,vetem atehere do ta keni te drejten te ngjiteni ne siperfaqe - i thoshte e gjyshja - te uleni mbi shkembinjte nen driten e henes dhe te veshtroni anijet e medheja lundruese.

Asnjera nga gocat nuk e priste me aq padurim dhe deshire kete cast, sesa me e vogla,me enderrimtarja dhe me e mbyllura.
Mendueshem, i kalonte netet prane dritares se hapur duke vezhguar ujin blu te erret qe peshqit rrihnin me fletet dhe bishtin e tyre. Veshtronte gjithe admirim henen e zbehte me yjet, dhe kur ndonje re e zeze shfaqej papritur duke ia fshire peizazhin, ajo e dinte qe ishte me siguri ndonje balen qe kalonte andej, ose ndonje anije me burra, te cilet padyshim as qe i shkonte neper mend,qe atje poshte, ne thellesine e erret, nje siren e vogel bukuroshe, zgjaste gishtat e saj te holle perdrejt anijes se tyre me shpresen per ti prekur...

Sa here qe njera nga motrat e saj dilte ne siperfaqe te detit per here te pare, mbetej gjithmone e magjepsur prej bukurise dhe spektaklit te mbrekullueshem, por sapo ajo fillonte te merrte eksperience nga jeta e burrave, gjerat fillonin ti dukeshin teper ordinere dhe zhgenjyese duke e lene sa me shume indiferente, deri ne ate pike saqe ajo vete, me deshiren e saj, vendoste te rikthehej ne shtepine e saj.
Kur ndonje mbremje te gjitha motrat te kapura prej krahu vendosnin te ngjiteshin ne siperfaqe, sirena e vogel i veshtronte gjithe deshperim duke i ndjekur me sy; ishte gati te qante ne ato momente, por ja qe sirenat nuk mund te qajne dot pasi ato smund te derdhin lote...

- Tani ke per te na rreshqitur edhe ti prej duarve- i tha gjyshja a saj diten e ditelindjes - Afrohu te zbukuroj edhe ty ashtu si motrat e tuaja, dhe i vendosi mbi floke nje kurore prej lisi te bardh ku ne cdo petale kishte nga nje perle, ndersa tek bishti i ngjiti 8 midhje per te dalluar rangun e saj.
- Me dhembin shume ;( - iu ankua princesha e vogel
- Nje goce duhet te mesoi te vuaj por te qene e bukur - i thot e gjyshja
- Te dua shume nanushja ime!, - iu pergjigj ajo duke e perqafuar, dhe po aq, u ngrit si nje flluske e lehte perdrejt siperfaqes.
Dielli sapo po perendonte kur ajo doli ne siperfaqe, por rete mbanin akoma refleksin e tij te arte, dhe ne ate atmosfere aq te kendshme,ylli i nates shkleqente aq bukur! Ajri ishte i paster dhe i frekset.

Nje anije e ndricuar nga drita shumengjyreshe ku degjohej muzike, ndodhej aty prane. Sirena e vogel iu afrua dritares dhe sa here qe dallget e lekundnin, ajo shikonte pertej vitres transparente burrat qe festonin dhe kendonin. Me kingu nga te gjithe ishte nje cun sy zi dhe zemra menjehere filloj ti rrihte fort. Deti pak nga pak po behej me dallge te forta, dhe re te zeza u shfaqen ne horizont. Atehere marinaret filluan te terhiqnin velat per ne drejtim te bregdetit, ndersa sirena e vogel vazhdonte ti ndiqte nga pas. Papritur, nga stuhia dhe dallget e forta anija u thye ne mes sikur te kishte qene prej kallami dhe ujti permbysi gjithcka. Sirena e vogel filloi te kerkonte e shqetesuar cunin e saj, per nje moment u ndje shume e lumtur ne vetevete kur mendimi qe ai ndoshta ne ato caste ishte duke zbritur ne boten e saj i kaloi ne mendje, por shume shpejt realizoi qe cuni qe donte ishte shume ndryshe nga c'ishte ajo, dhe qe "botet" ku jetonin te dy ishte vdekja respektive per secilin.

Kur dielli i kuq dhe shkelqyes lindi heret ne mengjes, ajo ndodhej akoma prane tij. Para se te largohej, e puthi per here te fundit tek balli duke i trazuar kacurelat. E frikesuar mos e gjenin aty, sirena e vogel u fsheh mbrapa nje gume dhe me zemer te ngrime vazhdonte te shikonte gjithe ankth cunin e saj. Menjehere vuri re qe afer tij u afrua nje tjeter goce dhe qe ai, pasi kishte ardhur ne vete, filloi ti buzeqeshte personave aty rrotull duke i falenderuar perzermesisht. E ndjeu veten shume te vetmuar dhe te tepert ne ato caste dhe me zemer te vrare u zhyt e deshperuar per t'u kthyer ne keshtjellen e babit te saj..

Sirena e vogel u be akoma me e heshtuar dhe e menduar sec ishte. Motrat e shqetesuara e pyeten cfare kishte pare atje siper, por ajo nuk tha asgje. Mengjes dhe darke shkonte tek vendi ku ishte ndare nga cuni dhe e priste.. shikonte nga larg frutat e pemeve te piqeshin... te vileshin.., boren e rene neper male te shkrihej.., por ate, per fat te keq nuk e pa me, dhe perhere kthehej ne shtepi me zemer te thyer.Me se fundi ky sekret filloj te peshonte aq shume ne zemren e saj te vogel, saqe ajo u dorezua dhe ia besoi njeres prej motrave, e cila po aq shpejt ia tregoi edhe te tjerave se cfare kishte ndodhur me sirenen e vogel.
- Ska gje moter e vogel, jane gjera qe ndodhin ne jete. Mos u merzit se ke per ta pare perseri ate burrin qe se meritonka zemren tende - i jepnin kurajo motrat ne menyre qe asaj ti rikthehej buzeqeshja. Ato i treguan vendin ku ajo mund ta shikonte nga larg dhe keshtu sirena e vogel filloj ti kalonte netet nen driten e henes, e vetme, duke pritur ne heshtje. Ndersa Atij,as qe ia priste mendja qe nje qenie e dobet dhe e brishte rrezikonte jeten e saj cdo nate duke dale deri ne breg vetem per ti pare hijen e trupit nga larg; Ai as qe nuk ishte ne dijeni per ekzistencen dhe dashurine e saj dhe sirena e vogel e kishte mese te qarte.

Nje dite ajo pyeti gjyshen e shqetesuar:
- Po burrat jane te perjetshem?
- Jo,-iu pergjigj ajo- edhe ato si ne duhet te vdesin nje dite, biles jeta e tyre eshte me e shkurter se e jona. Ne jetojme deri 300 vjet, vetem se kur na vjen fundi,kthehemi ne shkumb deti dhe s'kemi gur varri prane njerezve te dashur te zemres. Ne jemi qenie pa shpirt, jemi si lulet qe kur keputen nuk lulezojne me.Ndersa burrat kane nje "shpirt" qe ngjitet lart... tek yjet xixellues.
- Pse ne jemi pa shpirt? - e pyeti perseri ajo me gjysem zeri, e deshperuar - do isha gati ti jepja 300 vjetet e mija vetem per te pasur nje dite te vetme nje shpirt edhe une, qe te ngjitej edhe i imi atje lart ne qiell! [...]- Diten kur kam per te vdekur dhe per tu kthyer ne shkumb, skam per ta degjuar me muziken e dallgeve, skam per ta pare me lindjen e diellit, as henen me yjet [..] - ishte duke realizuar ajo me zemer te pikelluar.

* * *
(PS: jo komente ne kete teme, pjesa tjeter comming soon)
__________________
My Summer of ..

Edituar pėr herė tė fundit nga ORGANZA : 15-08-07 nė orėn 05:38 AM.
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Bookmarks

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 04:02 PM.

 


Copyright Albstation 2007-2008