AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Temat shoqėrore > Politike
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 24-04-08, 03:31 PM
Avatari Royal
Royal Royal ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Dec 2007
Postime: 416
Reputacioni: 26
Royal AlbStation

Deputetėt mė tė pasur shtojnė milionat


Abazi pėrfiton 61 milionė lekė. Doshi blen 1.3 milionė euro "Prodental Farmėn". Nano shpenzon, Rama kursen


Dy deputetėt mė tė pasur tė Kuvendit tė Shqipėrisė vazhdojnė tė shtojnė tė ardhurat. Nė deklarimet e pasurisė sė Sadri Abazit dhe Tom Doshit, llogaritė bankare dhe transaksionet vijojnė tė jenė nė nivele tė larta. Deputeti socialist ka mbi 60 milionė lekė shtim pasurie, ndėrsa pėr demokristianin ka rezultuar njė vit shitblerjeje biznesesh tė mėdha.

Doshi

Gjatė vitit 2007, Tom Doshi ka pėrfunduar shitjen e kompanisė "Ajka" sh.a nė vlerė totale 1.900.000 euro, tė cilat 500.000 euro janė marrė dhe deklaruar nė formularin e vitit 2006. Shuma e pėrfituar pėr kėtė vit shkon nė 1.400.000 euro. Doshi ka blerė 100% tė aksioneve tė kompanisė "Prodental Farma" sh.p.k nė Tiranė me vlerė tė plotė 1.300.000 euro, duke i zbritur detyrimet bankare nė BIA (-250.000 euro). Rezulton tė jenė likuiduar 1.050.000 euro nga deputeti Doshi. Sakaq, ai ka blerė njė dyqan me sipėrfaqe 402 metra katrorė me kontratė blerje me "Albalam" sh.p.k. Vlera e likuiduar ėshtė nė shumėn 370 mijė euro pėr kėtė pasuri. Gjithashtu, ėshtė blerė nga Doshi garazh me sipėrfaqe 60 metra katrorė nė Tiranė nė shumėn 30.000 euro. Tė ardhurat nga paga dhe shpėrblime janė nė masėn 1.402.702 lekė dhe tė ardhurat nga bashkėshortja shkojnė nė vlerėn 1.800.000 lekė. Fitimi vjetor i kompanisė "Profarma" gjatė vitit 2007 ėshtė deklaruar nė vlerėn 14.860.512 lekė. Tė ardhurat vjetore nga pronėsia nė pikėn e karburantit nė Malin e Robit shkojnė 1.200.000 lekė nė vit. Fitimet e marra nga kompania e blerė "Prodental Farma" 1.725.397 lekė. Doshi shlyen kreditė pėr shoqėrinė "Profarma" nė katėr banka. Sakaq, vijon shlyerja e dy kredive nė njė bankė nė Australi 33.240 dollarė australianė dhe i mbeten tė shlyejė 182.000 dollarė australianė. Kredia tjetėr qė paguhet ėshtė pėr blerjen e automjetit "Toyota", pėr njė vit janė shlyer 15.600 dollarė australianė, ndėrsa mbeten 12.000 tė tjera. Pėrfitimet nga shtėpitė nė Adelajde tė Australisė nga bashkėshortja shkojnė 48.000 dollarė australianė.

Abazi

Deputeti socialist, Sadri Abazi, ka deklaruar fitimin e vitit 2007 nga kompania "Usluga" nė shumėn 58.667.090 lekė. Paga e tij si deputet dhe pjesėmarrja nė komision shkon nė vlerė neto te 1.393.982 lekė. Paga e bashkėshortes si ekonomiste pranė biznesit tė tij ėshtė 801.105 lekė. Paga e vajzės Aurora Abazi si administratore e firmės "Usluga" ėshtė 520.064 lekė dhe paga e vajzės tjetėr si zv.administratore shkon 235.290 lekė. Tatimi mbi tė ardhurat personale paguar tek "Usluga" pėr Sadri Abazin ėshtė 100.000 lekė.




Sadri Abazi

-Fitimi i firmės sė tij "Usluga" 58.667.090 lekė

-Paga nga Kuvendi neto 1.393.982 lekė

-Paga e bashkėshortes 801.105 lekė

-Paga e vajzės 520.064 lekė

-Paga e vajzės II 235.290 lekė

-Tatim mbi tė ardhurat personale, 100.000 lekė

Totali nė njė vit pasuri: 61.6 milionė


Tom Doshi

-Pėrfundon shitja e "Ajka" sh.a nė vlerėn 1.900.000 euro. 500 mijė euro i ka marrė nga viti paraardhės

-Blerje e 100% tė aksioneve tė "Prodental Farma" sh.p.k nė shumėn 1.300.000 euro. Duke i zbritur detyrimet bankare 250.000 euro janė likuiduar 1.050.000 euro

-Blerje dyqani me sipėrfaqe 402 metra katrorė 370.000 euro

-Blerje garazhesh me sipėrfaqe 60 metra katrorė nė shumėn 30.000 euro

-Paga dhe shpėrblime 1.402.702 lekė

-Paga nga bashkėshortja 1.800.000 lekė

-Tė ardhura nga bilanci vjetor i "Profarma" 14.860.512 lekė

-Tė ardhura nga pika e karburantit nė Malin e Robit 1.200.000 lekė

-Tė ardhura nga kompania e blerė "Prodental Farma" 1.725.397 lekė

-Shlyerje kredie marrė nė Australi 2770 dollarė australianė nė muaj

-Shlyerje kredie pėr automjetin 1300 dollarė australianė nė muaj

-Vijojnė shlyerjet e katėr kredive tė tjera

-Tė ardhura vjetore nga shtėpitė nė Australi 48.000 dollarė australianė



Transaksione tė shumta financiare tė kreut socialdemokrat. Pasuria e aleatėve tė socialistėve


Ish-kryeministri Nano shpenzon para, Rama kursen


Biznesi i Xhoana Nanos, fitim nė njė vit 1.641.271 lekė


Ish-kryeministri Fatos Nano ėshtė personazhi qė shijon mė tė shumti tė qenit nė opozitė. Sipas deklarimeve tė pasurive ai figuron tė shpenzojė nė shuma tė konsiderueshme. Nė njė kohė kur pasardhėsi i tij nė parti, Edi Rama, jeton dhe shlyen kredi me rrogėn qė merr si kryebashkiak i Tiranės.

Nano & Rama

Nė formularin e firmosur nga Fatos Nano rezulton tė jenė pakėsuar tri llogari bankare. Konkretisht ato shėnojnė ulje nė shifra nė masėn; e para 669.287 lekė, e dyta 32.572 euro, e treta 666.893 lekė. Paga e tij nga Kuvendi si deputet ėshtė nė shumėn 1.424.942 lekė, ndėrsa paga kalimtare si ish-kryeministėr ėshtė 781.680 lekė. Nano ka shlyer kredinė nė masėn 51.233 euro, ndėrsa dividenti i bashkėshortes Xhoana Nano nga biznesi i saj pėr vitin 2006 ėshtė 16.380.169 lekė. Ajo nga interesi nė njė llogari bankare ka pėrfituar 3.910 euro dhe ka shtuar me 127.381 euro njė llogari rrjedhėse. Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, deklaron tė ardhura nga paga 1.641.271 lekė, ndėrsa shlyen njė kredi, duke paguar pėr njė vit shumėn 163.225 lekė.

Meta

Ish-kryeministri Ilir Meta ka tė ardhura pėrmes pagave dhe shpėrblimeve nė shumėn 1.425.167 lekė. Paga e bashkėshortes ėshtė nė njė vit 1.000.919 lekė. Monika Kryemadhi ka deklaruar njė kontrate shitblerjeje 500 metra katrorė arė dhe 200 metra katrorė truall nė Mėzes me vlerė 5.000.000 lekė. Kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim dhe bashkėshortja e tij shlyejnė njė kredi dhe kanė paguar nė njė vit 11.750 dollarė.

Gjinushi

Kreu socialdemokrat ka blerė njė autoveturė 7500 euro dhe ka krijuar njė depozitė bankare 1.960.000 lekė. Nė deklarimin e tij ai ka dhėnė pėr shesh ndėrtimi nė Vlorė njė godinė njėkatėshe tė trashėguar nga e ėma e bashkėshortes. Kjo e fundit zotėron me trashėgimi njė apartament 70.5 metra katrorė nė Tiranė me vlerė 70.000 euro. Gjinushi figuron bashkėpronar nė disa shtėpi e troje tė njohura e kthyera me V.K.K.P Vlorė. Paga vjetore si deputet ėshtė 1.551.124 lekė, pagesa vjetore e gruas 720.000 lekė. Tė ardhurat nga qira banesash 9.600 euro dhe 816.000 lekė nė njė vit.

Ceka & Milo

Presidenti i aleancistėve, Neritan Ceka, ka deklaruar pagėn vjetore 1.597.440 lekė, leksione nė universitet 32.000 lekė. Tė ardhura nga bashkėshortja nė shtėpinė botuese 2.100.000, tė ardhura nga qiraja e dy banesave 10.200 euro dhe njė shlyerje kredie pėr shtėpi nė njė vit nė masėn 657.718 lekė. Kryetari i Partisė Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka shpenzuar pėr shtėpinė nė Palasė shumėn 2.000.000 lekė, ndėrsa paga si deputet ėshtė 1.876.040 lekė nė vit. Tė ardhurat si lektor janė nė shumėn 5100 euro, paga e bashkėshortes shkon nė njė vit 650.980 lekė, pagesa nė dy borde 333.000 lekė. Nė deklaratė janė shėnuar tė ardhura nga fėmijėt pėrkatėsisht, 8740 euro dhe 1.300.000 lekė. Milo ka shlyer njė kredi pėr njė vit nė shumėn 288.000 lekė, ndėrsa bashkėshortja e tij ka pėrfituar me trashėgimi nė Vlorė njė garazh me sipėrfaqe 10 metra katrorė.



Tabela


Neritan Ceka

-Paga vjetore 1.597.440 lekė

-Leksione nė universitet 32.000 lekė

-Tė ardhura nga bashkėshortja nė shtėpinė botuese 2.100.000

-Tė ardhura nga qiraja e dy banesave 10.200 euro

-Shlyerje kredie pėr shtėpi pėr njė vit 657.718 lekė


Edi Rama

-Tė ardhura nga paga 1.641.271 lekė

-Detyrim shlyerje kredie pėr njė vit nė masėn 163.225 lekė


Ilir Meta

-Paga dhe shpėrblime 1.425.167 lekė

-Paga e bashkėshortes 1.000.919 lekė

-Shlyerje kredie pėr njė vit 11750 dollarė

-Kontratė shitblerjeje 500 metra katrorė arė dhe 200 metra katrorė truall nė Mėzes me vlerėn 5.000.000 lekė


Paskal Milo

-Shpenzime pėr shtėpinė nė Palasė nė shumėn 2.000.000 lekė

-Paga si deputet nė shumėn 1.876.040 lekė

-Tė ardhura si lektor 5100 euro

-Paga e bashkėshortes 650.980 lekė

-Paga nga dy borde 333.000 lekė

-Tė ardhura nga fėmijėt pėrkatėsisht, 8740 euro dhe 1.300.000 lekė

-Shlyerje kredie pėr njė vit 288.000 lekė

-Garazh nė trashėgiminė e bashkėshortes nė Vlorė me sipėrfaqe 10 metra katrorė


Fatos Nano

-Pakėsim llogarie me 669.287 lekė

-Pakėsim llogarie me 32.572 euro

-Pakėsim llogarie me 666.893 lekė

-Paga nga Kuvendi nė shumėn 1.424.942 nė njė vit

-Pagesa kalimtare si ish-kryeministėr 781.680 lekė

-Ka shlyer kredinė nė masėn 51.233 euro

-Dividend pėr vitin 2006 nga Xhoana Nano 16.380.169 lekė

-Interes bankar nga depozita (Xhoana) 3.910 euro

-Shtim llogarie rrjedhėse me 127.381 euro


Skėnder Gjinushi

-Blerje autoveture 7500 euro

-Depozitė bankare 1.960.000 lekė

-Dhėnė pėr shesh ndėrtimi nė Vlorė njė godinė njėkatėshe e trashėguar nga e ėma e bashkėshortes

-Bashkėshortja trashėgon nga e ėma njė apartament 70.5 metra katrorė nė Tiranė 70.000 euro

-Bashkėpronar nė disa shtėpi e troje tė njohura e kthyera mė V.K.K.P Vlorė

-Paga vjetore si deputet 1.551.124 lekė

-Pagesa vjetore e gruas 720.000 lekė

-Tė ardhura nga qira banesash 9.600 euro

-Tė ardhura nga qira banesash 816.000 lekė
__________________
NJĖ KOMB, NJĖ GJUHĖ, NJĖ E ARDHME.......
Gėzuar Kombi Im


"The most important kind of freedom is to be what you really are. You trade in your reality for a role. You trade in your sense for an act. You give up your ability to feel, and in exchange, put on a mask. There can't be any large-scale revolution until there's a personal revolution, on an individual level. It's got to happen inside first."
Pėrgjigju me citim
  #2  
I/E vjetėr 24-04-08, 05:07 PM
Avatari Amantia
Amantia Amantia ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Aug 2007
Postime: 265
Reputacioni: 29
Amantia Ka Nisur Konkurencen Per FameAmantia Ka Nisur Konkurencen Per FameAmantia Ka Nisur Konkurencen Per Fame

Re: Deputetėt mė tė pasur shtojnė milionat


Keto te deklaruarat jane vetem maja e ajsbergut , kushedi sa thelle eshte vete ajsbergu .. i bie qe 9/10 te jene te fshehura ........

Po ti lexosh shifrat me vemendje ne fakt jane te pranueshme si fitime biznesi ( ose ndoshta ngaterohem une ngaqe jane ne leke dhe jo ne $, lol)
61 milione te ardhura , sikur fitimi i biznesit te jete 20% , eshte vetem 300,000 volum shitjesh vjetore, 25 milione mujore, mese normale , duket qe produktet e bulmetit ku perfshihen kosi, qumeshti dhe djathi konsumohen shume ne Shqiperi, lol .....vetem ket Abazin lexova une....sepse menyra sesi jane paraqitur financial statement eshte disi e pazakonte per te lejuar kalkulimet
__________________
YoU force all the blood into my heart ........
Pėrgjigju me citim
  #3  
I/E vjetėr 25-04-08, 12:07 AM
Avatari blingbling
blingbling blingbling ėshtė offline
BeAuTiFuL
Super Moderatore
 
Data e Antarėsimit: Jun 2007
Postime: 1,384
Recetat: 9
Reputacioni: 81
blingbling Eshtė Njė Person Shumė Miqėsorblingbling Eshtė Njė Person Shumė Miqėsorblingbling Eshtė Njė Person Shumė Miqėsorblingbling Eshtė Njė Person Shumė Miqėsorblingbling Eshtė Njė Person Shumė Miqėsorblingbling Eshtė Njė Person Shumė Miqėsorblingbling Eshtė Njė Person Shumė Miqėsor

Re: Deputetėt mė tė pasur shtojnė milionat


Deputetet mbushin xhepat per vete dhe popullin e lejn te vuaje, me cmime te larta dhe paga qesharake.....
Turp te kene!!! Skane faj... kane gjet kshu se ska ligj prandaj... pastaj ca them e un, ligjin e bejne vet kta, si tu behet me mire ( gati jam te filloj nga mallkimet... kam filluar po spo i shkruaj )
Nga keto kokrra te ktilla shqiperia nuk ecen para, sepse shfrytezojne popullin, pa lere ca thojn bizneset e ktyre, u kputen, ato jane per te mbuluar te verteten. Kur korruptojne ktu ne USA dhe ne vendet qe jane me ligje te forta,... e jo me ne shqiperi pfff
__________________
Kthhhhhhhhh!!!
Pėrgjigju me citim
  #4  
I/E vjetėr 25-04-08, 08:16 PM
Avatari Solange
Solange Solange ėshtė offline
Moderatore
 
Data e Antarėsimit: Aug 2007
Vendndodhja: USA
Postime: 541
Recetat: 1
Shkrime nė Blog: 2
Reputacioni: 41
Solange Anėtarė i/e MirėSolange Anėtarė i/e MirėSolange Anėtarė i/e MirėSolange Anėtarė i/e Mirė

Re: Deputetėt mė tė pasur shtojnė milionat


Desha te dij nga eshte marr ky informacjon? Sepse mua me duket se ka me shum se eshte paraqitur ketu.
Kushedi se sa lek jane ne ngarkim te familjarve te tyre (lexo: farefisi) qe ketu nuk jan shkruar sepse nuk dihen dhe kushedi se sa jane jasht shtetit neper banka te ndryshme.
Sme duket se mbaron me kaq jo... Nuk publikohen shifrat kaq kollaj andej
Pėrgjigju me citim
  #5  
I/E vjetėr 25-04-08, 08:33 PM
Avatari Royal
Royal Royal ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Dec 2007
Postime: 416
Reputacioni: 26
Royal AlbStation

Re: Deputetėt mė tė pasur shtojnė milionat


Ky informacion eshte mare nga gazeta Shqip, keto jane deklaratat zyrtare te politikaneve dhe famijareve te afert te tyre(familja e ngushte). Se sa kane ato te padeklaruara, ku i kane dhe ne cfar emer i kane, nji zot e die.
__________________
NJĖ KOMB, NJĖ GJUHĖ, NJĖ E ARDHME.......
Gėzuar Kombi Im


"The most important kind of freedom is to be what you really are. You trade in your reality for a role. You trade in your sense for an act. You give up your ability to feel, and in exchange, put on a mask. There can't be any large-scale revolution until there's a personal revolution, on an individual level. It's got to happen inside first."
Pėrgjigju me citim
  #6  
I/E vjetėr 26-04-08, 06:14 AM
Avatari bella
bella bella ėshtė offline
Moderatore
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 780
Shkrime nė Blog: 3
Reputacioni: 47
bella Anėtarė i/e Mirėbella Anėtarė i/e Mirėbella Anėtarė i/e Mirėbella Anėtarė i/e Mirėbella Anėtarė i/e Mirė

Re: Deputetėt mė tė pasur shtojnė milionat


Royal ti mire bere qe i vure...populli i di, sheh,degjon....te hapin barkun keto vjedhje te paturpshme...............Se kuptoj keto qerat qe leshojne keta njerez, keto prona pa kriter qe kane sa andej kendej........turp faqja e zez,njerzit skane shtepi,ndersa keta kane pallate qe leshojne me qera.

Aman se kur i mendon keto gjera,te acarojne.
__________________
Koha nuk pret njeri.Mblidh cdo moment qe te mbetet,sepse ka nje vlere te madhe.
Ndaji me nje person te vecante,dhe do behet akoma me e rendesishme.
Pėrgjigju me citim
  #7  
I/E vjetėr 02-05-08, 01:41 PM
Avatari olgeri
olgeri olgeri ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: May 2008
Postime: 63
Reputacioni: 10
olgeri AlbStation

Re: Deputetėt mė tė pasur shtojnė milionat


Nano Po Se E Deklaron Vete Se Cfare Pasurie Ka!!!mos I Shiko Te Tjerve Po Shiko Cdombejme Vete!!se Ne I Vume Atje Dhe I Thame Merni Po Na Lini Pak Ne!
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Bookmarks

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 03:05 PM.

 


Copyright Albstation 2007-2008