![]() |
| |
|
|
|
#1
|
||||
|
||||
Nderi jane syte e te tjereve mendimi i tyre per ne...
Duke lexuar nje liber te Zyhdi Moraves me beri pershtypje ky paragraf...
'Nderi jane syte e te tjereve mendimi i tyre per ne...sepse une di mire sa e sa deshira te ndaluara vlojne ne kraharoret e grave me burre e femije.deshira te paplotesuara qe i bejne nervoze e grindavece shpesh te padurueshme per pjestaret e tjere te familjes por ato i mban frika...frika se mos zbulohen ne i befshin realitet ato deshira...i ha dreqi pastaj ...i ha ato familjen femijet'... Ndoshta mendimet e ketij autori mu duken shume te sakta e njerezore....ka femra te tilla qe rrojne per syte e te tjereve....Sa te rendesishem jane opinioni e syte e te tjereve sa vlejne per ju??..A jane vertet etalon mates mendimi i te tjereve per ju??... P.S...romani titullohet..'Nje grua e ndershme'....ua keshilloj ta lexoni shume i bukur e mjaft njerezor si roman....
__________________
GJithesia dhe budallalleku i njeriut jane pafund...Per te paren sjam shume i sigurte...A.A |
|
#2
|
||||
|
||||
Replikė: Nderi jane syte e te tjereve mendimi i tyre per ne...
Une jam nje prej atyre njerezve qe me pelqen feedback....por feedback e paster e jo e genjeshtert ose tendencioze...nje feedback pa inate personale e xhelozira.
Tani ne Shkoder thone se..."birat e gardhit e gojen e hallkut nuk mundesh me i xan"...shume e drejte. Une si Rai e kam kuptuar gjithmone se kurre nuk je ne gjendje te ndryshosh tjetrin ne mendimet e opinionet e botkuptimin e tij/saj. Dhe as nuk lodhem per kete pune. Une kurre nuk mund ti them dikujt ...te me doje.....por ama nuk e kam problem ti them ..te mos me urreje...me ler te lutem te jem, te jetoj, te jem une. Prandaj eshte e bukur bota sepse ka njerez me mendime te ndryshme..... Tani per t'ju pergjigjur pyetjes me siper se a jane mendimet e te tjereve etalon mates per mua? Jo e te gjitheve.....Jane etalon mates vetem mendimet e atyre njerezve qe une i kam pranuar ti marr mendimin....vetem e atyre qe une jam koshient se me japin feedback te paster e te pa hile, te vertete. Por mund te lindi pyetja....Mos valle me pelqen te degjoj vetem ato qe me thone ...ato qe une dua te degjoj ? ....- Tek shume njerez eshte shume e theksuar...por tek une jo ne ate shkalle...tani te gjithve na pelqen te marrim ndonje kompliment aty ketu....por ne raste te vecanta opinioni i paster eshte nje sherbim i nevojshem. A duhet te jetojme per syte e botes ?......Varet se ku jeton....Ne Shqiperi eshte shume e veshtire pasi te gjithe e dijne mentalitetin atje, dhe kushdo thote ndryshe....genjen. Mund te beje vetem Tirana pak perjashtim....ne vende te tjera te gjithe i kane frike....gojet e hallkut. Po qe se jetoni jashte eshte pak me ndryshe..se tek e fundit nuk e ke ate presionin si ne Shqiperi. Keshtu qe je me i/e lirshem ne boten tende te dita-dites.
__________________
I'm a consequence made of all you think you want to know |
|
#3
|
||||
|
||||
Replikė: Nderi jane syte e te tjereve mendimi i tyre per ne...
Nga shume mendime qe une kam shprehur ne kete forum, neper tema te ndryshme....eshte evidente ajo qe mendoj une per opinionin e te tjereve, e jo vetem kundrejt vetes time por edhe te atyre qe me rrethojne.
Po sweet ka vajza dhe gra qe jetojne ose me mire te themi kerkojne te mbijetojne ne kete bote ku jane te tjeret qe te vleresojne e te percaktojne Nderin .....Ate qe eshte e jotja dhe e familjes tende.Per te mbajtur Kete nder te imponuar nga te tjeret, Gruaja detyrohet te jetoje ne ferrin e saj....por ajo duron e duron vetem per tu kujdesur per nderin e femijeve te saj. Sic e ka thene shume mire edhe rai .......Mendimet dhe opinioni i atyre qe dua me intereson dhe e degjoj..............Syte e te tjereve jane te veshur me mjergullen e korrupsionit...Jo aspak sjam dakort me kete paragraf........Nderi im jane syte e mi, mendimi i familjes time. rai edhe ne Shqiperi po ndryshon ky mentalitet, por problemi qendron se ne Shqiptaret e kemi me nje perqindje me te larte se bota te vleresojme e te perflasim per Nderin e nje femre......Dhe me qesharakja eshte se jane ata persona qe ndoshta as nuk e dine se cdo te thote kjo fjale.
__________________
Koha nuk pret njeri.Mblidh cdo moment qe te mbetet,sepse ka nje vlere te madhe. Ndaji me nje person te vecante,dhe do behet akoma me e rendesishme.
|
|
#4
|
||||
|
||||
Replikė: Nderi jane syte e te tjereve mendimi i tyre per ne...
Bella ...me beri pershtypje thenia jote....Nderi im jane syte e mi mendimi i familjes time....plotesisht dakort.....por ka gra e jeta e te cilave shkon kot e nuk njohin ceshte dashuria por jetojne per te tjeret per nderin qe nuk vlen asgje ne nje jete te pajetuar qe vdesin pa njohur cdo te thote te duash me shpirt e te jetosh....mendoj se duhet shume e shume kohe qe te ndryshojme ne shqiptaret.....
__________________
GJithesia dhe budallalleku i njeriut jane pafund...Per te paren sjam shume i sigurte...A.A |
|
#5
|
||||
|
||||
Replikė: Nderi jane syte e te tjereve mendimi i tyre per ne...Cito:
Ne vendin ne te cilin ne jetojme eshte me se e vertete qe ne me shume shohim se cka thone tjeret per ne, se sa te shohim se cka ndosh mbrenda familjes sone. Kjo gje eshte bere tabu ne nje familje shqiptare ne vend qe te shohim te afrohemi me femijte tane, e te afrohemi me familjen tone, ne shohim "ky tha keshtu per mua e ai tha ashtu" (pra nuk mund te tregojme vetveten por duhet te jemi falco) gje qe nuk na len te arrijme ate se cka duam. Keshtu lind dhe konflikti ne familje mes dy bashkeshorteve dhe keta grindje mund te behen dhe para syve te femijeve.
__________________
Nese me kupton gabimisht, mesoje qe s'kuptove asgje.
|
|
#6
|
||||
|
||||
Replikė: Nderi jane syte e te tjereve mendimi i tyre per ne...Cito:
Por jo vetem ne Shqiperi ndodh kjo......edhe ne vendet e tjera te botes,si vendet muslumane psh......Qe jetojne grate nen hijen e burrave pa nje identitet dhe pa nje karakter te tyrin........................Prandaj e pare nga kjo ane, Shqiperia ka shume rruge per te bere drejt mentaliteteve te hapura, por e rendesishme eshte qe po zhvillohet dhe shembuj marrin perendimin.
__________________
Koha nuk pret njeri.Mblidh cdo moment qe te mbetet,sepse ka nje vlere te madhe. Ndaji me nje person te vecante,dhe do behet akoma me e rendesishme.
|
|
#7
|
||||
|
||||
Replikė: Nderi jane syte e te tjereve mendimi i tyre per ne...
Te gjykosh per nderin dhe te vesh nje kufi se cka eshte e cka nuk eshte e ndershme, duhet te jesh njeri ideal (dhe te tille nuk ka), ose duhet te kezistoj diku nje njeri etalon (pa asnje te mete) dhe te besh krahasimin me ate nejri sikur ben krahasimin e metrit me etalonin qe ruhet ne Londer!!??dhe te perputhet plotesisht me te.
Pra qeshtja e nderit eshte qeshtje e paragjykimit qe mund te jete shume subjektiv, prandaj pajtohem me ty bella se duhet te na interesoj vleresimi i ndershemrise sone nga ata qe nuk na e duan te keqen, ne radhe te pare nga familja. Para ca ditesh nje kolege duke biseduar rastesisht me thote: C'kane keta ketu (mendonte per punetoret ne departmentin e saj) qe aq shume iu intereson se cafare bej, une psh nuk e kam problem te cvishem para babait tim!! per mua ishte shokante, por nese per ate dhe famljen e saj nuk eshte dhe derisa une nuk jam pjese e nje veprimi te tille apo nuk ndikon ne mua dhe familjen time-mendoj nuk me imponohet, eshte qeshtje e saj (e solla vetem si shembell qe per mua eshte i papranueshem si veprim, por nuk e gjykoj)>
__________________
Bota eshte shume me e vogel se dashuria ime per TY! |
|
#8
|
||||
|
||||
Replikė: Nderi jane syte e te tjereve mendimi i tyre per ne...Cito:
__________________
GJithesia dhe budallalleku i njeriut jane pafund...Per te paren sjam shume i sigurte...A.A |
![]() |
| Opsionet e temes | |
|
|
Tema te ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i temės | Forumi | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| "..Fjalet e Perendise-(All-llahut).." | Dielli_ | Besimi dhe Fete | 35 | 22-05-08 03:33 PM |
| Bajamet dhe vlerat e tyre. | admin | Shėndeti | 3 | 11-05-08 03:08 PM |
| Shperthim Ne Nje Depo Municionesh Ne Vore. Zyrtare: 4 Te Vdekur | JetMir | Lajme Flash | 9 | 16-03-08 06:43 PM |
| Zoti dhe JashtėTokėsorėt | King_Arthur | Besimi dhe Fete | 10 | 21-01-08 08:08 AM |
| Muajt e lindjes | ~Shkodrane~ | Kuriozitete | 36 | 28-11-07 10:33 PM |