AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Shkencė &Teknologji > Shėndeti
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Shėndeti Zhvillime tė mjekėsisė, kuriozitete dhe si tė mbrosh shėndetin tėnd. Ky forum eshte per diskutime. Per informacionet me te fundit dhe me te zgjeruara vizitoni: ShendetiOnline.Com

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 01-02-08, 06:17 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe

Transplanti i veshkės, realizohet ndėrhyrja me mjekėt shqiptar


Operacioni kryhet nė Itali. Pas ndėrtimit tė sallės speciale nė mars do tė realizohet edhe nė Shqipėri

Nė spitalin italian ku u krye transplanti i veshkės sė njė shqiptari u shėnua si transpalnti i parė shqiptar. kjo pasi operacioni edhe pse u realizua nė njė klinikė tė huaj me mjekė tė huaj, njihet si ndėrhyrja e parė e vėshtirė qė u krye me asistencėn e mjekėve shqiptar. Ministria e Shėndetėsisė ka njoftuar zyrtarisht se ashtu sikur ishte premtuar nė 29 janar nė mjediset e Klinikės Universitare tė Barit, u realizua transplanti i parė i veshkės nga njė ekip mjekėsh shqiptarė dhe italianė.

Suksesi mė i madh i kėtij projekti qėndron pėrtej faktit tė kryerjes sė njė procedure kirurgjikale. Arritjet kryesore tė tij janė kryesisht nė rritjen e standardeve tė strukturave shėndetėsore shqiptare si dhe i trajnimit i stafit mjekėsor.

Nėn drejtimin e mjekėve italianė, kanė marrė pjesė dhe shefi i urologjisė Mustafa Xhani, shefi i Nefrologjisė Nestor Thereska,, mjeku Sulejman Kodra dhe drejtori i pėrgjithshėm nė Ministrinė e Shėndetėsisė Bardh Spahia. Pacienti shqiptar qė ka vendosur veshkėn e tė ėmės ėshtė njė 22 vjeēar, gjendja e tė secilit tashmė ėshtė mjaft e mirė. Gjatė 2-3 muajve tė ardhshėm, mjekė shqiptar me asistencėn e mjekėve italian do tė kryejnė transplantime e veshkave nė spitalin "Nėnė Tereza". por para se tė arrihet kjo, pacientė tė tjerė qė kanė gjetur dhuruesin dhe plotėsojnė kushtet e pėrputhshmėrisė do tė kryejnė operacionin nė spitalin e Barit. Sipas raportimeve tė ministrisė sė Shėndetėsisė dhe drejtorisė sė QSUT-sė salla ku do t kryhet transpalnti nė Shqipėri do tė jetė gati nė fund tė muajit shkurt. Sipas tyre nė do tė jepet asistenca dhe do tė bėhet pėrshtatja e ambienteve tė strukturave spitalore shqiptare sipas standarteve evropiane.

Aktualisht shėrbimi ku do tė kryhet transplanti nė Shqipėri ėshtė nė ndėrtim e sipėr. Ndėrsa spitali turk nė Tiranė po vazhdon tė kryejė normalisht transplantin, nė spitalin shtetėror puna pėr ndėrtimin e infrastrukturės do tė pėrfundojė vetėm nė fund tė muajit shkurt, fillim tė muajit mars. Salla ku mendohet tė bėhet ndėrhyrja do tė jetė nė katin e dytė nė urgjencėn e kirurgjisė. Vendi i pėrcaktuat tashmė si salla ku do tė kryhet transplanti duhet tė pėrmbushė tė gjitha kushtet si sallat e ngjashme nė spitalet e vendeve fqinje qė tashmė e kryejnė ndėrhyrjen prej vitesh. Ndėrsa prej pesė muajsh janė lėvruar fondet e para pėr blerjen e aparaturave tė nevojshme, tė cilat do tė shėrbejnė pėr realizimin e transplantit tė veshkave nė vendin tonė.
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 09:21 AM.

 


Copyright Albstation 2007-2008