AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Shkencė &Teknologji > Shėndeti
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Shėndeti Zhvillime tė mjekėsisė, kuriozitete dhe si tė mbrosh shėndetin tėnd. Ky forum eshte per diskutime. Per informacionet me te fundit dhe me te zgjeruara vizitoni: ShendetiOnline.Com

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 10-05-08, 11:16 PM
Avatari admin
admin admin ėshtė offline
Shqiptar
Administrator
 
Data e Antarėsimit: Jun 2007
Vendndodhja: USA
Postime: 609
Recetat: 4
Shkrime nė Blog: 1
Reputacioni: 10
admin Anetare i/e Dashuradmin Anetare i/e Dashuradmin Anetare i/e Dashuradmin Anetare i/e Dashuradmin Anetare i/e Dashuradmin Anetare i/e Dashur
Dėrgoji admin njė mesazh me MSN Dėrgoji admin njė mesazh me Yahoo

Bajamet dhe vlerat e tyre.



Prunus amygdalus - Bajamet
Te pasura ne pothuajse cdo element qe ka nevoje trupi njeriut. Ushqim fantastik per trupin dhe mendjen!

Bajamet njihen per cilesine e larte te proteinave, fibres dhe yndyres qe permbajne por rendsi ka gjithashtu dhe fakti qe jane ushqim pa kolesterol.
Ato jane burim i rendesishem i Vitamines E, ne formen e alfa-tokoferolit, dhe jane te pasura ne antioksidante, magnez, kalcium dhe kalium. Tek bajamet gjendet dhe manganes dhe fosfor.

Ne natyre rriten dy lloje bajamesh ato te embla dhe ato te hidhura. bajamet e embla jane ne dy variacione; lekureholle dhe lekuretrashe. Me te pershtatshme per konsum jane ato lekureholle (duhet permendur qe ata qe vuajne nga artriti dhe diabeti duhet te bejne kujdes me ngrenien e bajameve). Ndryshe nga bajamet e embla, ato te hidhura nuk perdoren per konsum nga njeriu por jane shume te vlefshme ne fushen e kozmetikes ku mund ti gjeni ne forme vaji apo parfumesh. Nje perdorim tjeter eshte dhe perdorimi esence aromatike ne prodhimin e likereve etj.
Bajamet kane shume kalori dhe nuk rekomandohet ngrenia e tyre ne sasi te medha pas ushqimit, por rekomandohet perzjerja me fruta te fresketa (ne sallate psh). Lekura e bajameve ka veti irrituese dhe eshte mire qe te hiqet para konsumit, duke e lene ne uje per 1-2 ore. (studimet tregojne se duhet ta hash megjithe lekure per perfitimin e plote te vlerave ushqyese)

Tablela e vlerave ushqyese:
(per nje racion 100g)
  • Uje -5.2%
  • Proteine- 20.8%
  • Yndyre-58.9%
  • Fiber- 1.7%
  • Minerale – 2.9%
  • Karbohidrate- 10.5%
  • Kalcium- 230 mg
  • Fosfor- 490 mg
  • Niacin- 4.4 mg
  • Hekur- 4.5 mg
  • Gjithashtu nje sasi e vogel e Kompleksit te Vitaminave B
  • Vlera ne kalori - 665
Konsumimi i bajameve pervec formes klasike merr e hidh ne goje behet dhe ne forma te tjera. Grirja e tyre shume holle, pasi u eshte hequr lekura dhe jane lene te zbuten ne uje, krijon nje lloje paste te ngjashme me gjalpin e cila eshte e preferuara e vegjetarianeve ne vend te gjalpit me origjine shtazore. Duke konsumuar gjalpe bajamesh jo vetem qe merret nje sasi e madhe proteinash por edhe gjithe perberesit fantastik qe gjenden ne bajame. Bajameve te grira ne kete forme mund tu hidhet uje i valuar dhe ne kete menyre formohet "qumesht bajamesh".(200g bajame prodhojne 1 kg qumesht) Duke i shtuar pak sheqer behet nje pije e preferuar per ata qe nuk mund te pijne qumesht te zakonshem sepse organizmi i tyre nuk toleron laktozen.

Duke pasur fosfor, baker, hekur, bajamet simulojne prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut. (kane 1.5mg baker ne 100g) Pra bajamet ndihmojne shume per kurimin e Anemise!

Acidi folik i cili gjendet tek bajamet ul nivelin e homosisteines, amino-acidit i cili mendohet te ndihmoje ne bllokimin e arterieve. Eshte vertetuar se ne qofte se ha rreth 10-15 kokrra ne dite ulet kolesteroli 14%

Kosumimi i bajameve ka dhene rezultate ne mjekimin e zenies kaps. 10-15 kokrra bajamesh ne darke ndihmojne ne daljen jashte ne mengjes.

Impotenca - bajamet ndikojne pozitivisht ne rastet u humjes se energjise seksuale per shkak te dobesimit te funksioneve nervore apo te lodhjes se trurit.

Problemet e lekures - Bajamet e egra konsiderohen te dobishme ne kurimin e semundjeve te lekures, Egzemes ne vecanti. Gjethet e tyre grihen dhe perzjehen me uje dhe lyehet siperfaqja e semure. Levorja e bajameve e bluar perdoret per heqjen e pucrrave te fytyres. Ne rastet e acarimit te lekures, vaji i bajames i perzjere me uje , freskon lekuren, ndalon krruajet. Vaji i tyre perdoret per te rigjeneruar lekuren dhe per ti dhene lageshti. Gjithashtu ka dhene prova qe ndihmon per renien e flokeve, zbokthin, hollimin e flokeve si dhe zbardhjen e tyre.

Bajamet e shtypura te perzjera me hudhja dhe leng limoni jane shume te mira per kolle, lehtesimin e azmes si dhe per te qetesuar dhimbjet e veshit.

Shpresoj qe pasi te keni lexuar kete artikull te vleresoni bajamen sepse eshte me te vertete nje ushqim fantastik dhe i dobishem!







__________________
Respect my uh-thawr-i-tah!

Edituar pėr herė tė fundit nga blingbling : 10-05-08 nė orėn 11:26 PM.
Pėrgjigju me citim
  #2  
I/E vjetėr 10-05-08, 11:27 PM
Avatari guest
guest guest ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Jul 2007
Postime: 124
Shkrime nė Blog: 1
Reputacioni: 21
guest AlbStation

Re: Bajamet dhe vlerat e tyre.


ke harruar qe bajamja ka lulet me te bukura!
Imazhe te bashkengjitura
Lloj File: jpg lulebaj.jpg (345.4 KB, 5 here e pare)
Lloj File: jpg lulebaja.jpg (264.6 KB, 4 here e pare)
Lloj File: jpg lulebajame.jpg (320.8 KB, 3 here e pare)
Pėrgjigju me citim
  #3  
I/E vjetėr 11-05-08, 05:14 AM
ergys ergys ėshtė offline
Person i padėshiruar
 
Data e Antarėsimit: Dec 2007
Postime: 0
Reputacioni: 0
ergys AlbStation

Re: Bajamet dhe vlerat e tyre.


interesante nuk e dija
Pėrgjigju me citim
  #4  
I/E vjetėr 11-05-08, 03:08 PM
Avatari PILIVESI
PILIVESI PILIVESI ėshtė offline
AlbStation
 
Data e Antarėsimit: May 2008
Postime: 19
Reputacioni: 0
PILIVESI AlbStation

Re: Bajamet dhe vlerat e tyre.


e dija qe ishin te mira per shendetin por jo kaq shume
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek

Tema te ngjashme
Tema Nismėtari i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i Fundit
Sikur te ishit duke ecur ne pyll dhe te gjenit qindra veze sa nje shalqin do te rrinit per te pare se cdo te dilte prej tyre? tester Tema tė lira 12 18-11-08 11:06 AM
"..Fjalet e Perendise-(All-llahut).." Dielli_ Besimi dhe Fete 35 22-05-08 03:33 PM
Rilindja Kombėtare King_Arthur Historia e Shqiperisė 249 27-02-08 12:18 PM
Zoti dhe JashtėTokėsorėt King_Arthur Besimi dhe Fete 10 21-01-08 08:08 AM
Arkitekt te njohur dhe kryeveprat e tyre Solange Forma tė tjera tė Artit 7 15-08-07 10:29 PM


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 10:18 AM.

 


Copyright Albstation 2007-2008