![]() |
| |
|
|
|
|||||||
| Shėndeti Zhvillime tė mjekėsisė, kuriozitete dhe si tė mbrosh shėndetin tėnd. Ky forum eshte per diskutime. Per informacionet me te fundit dhe me te zgjeruara vizitoni: ShendetiOnline.Com |
![]() |
|
|
Opsionet e temes |
|
#1
|
||||
|
||||
Syneti Mbron Nga Virusi HIV
Njė studim i botuar nė prag tė njė konference ndėrkombėtare pėr AIDS-in nė Kanada ka mbėshtetur idenė se kryerja e synetit tek meshkujt mund tė ofrojė mbrojtje tė konsiderueshme kundėr HIV-it - virusit qė shkakton AIDS-in.
Puna e kėrkuesve amerikanė nė universitetet Yale dhe Stanford sugjeron se edhe programe modeste qė ofrojnė bėrjen e synetit mund tė kenė ndikim shumė tė madh nė pėrqindjet e infektimit me HIV dhe mund tė kursejnė miliona dollarė. Vitin e shkuar njė program prove nė Afrikėn e Jugut zbuloi se numri i rasteve me HIV nė mesin e meshkujve heteroseksualė ra me 60 pėr qind pasi ata u bėnė synet. Studime tė tilla po bėhen edhe nė Kenia e Uganda. Numri i personave tė infektuar me kėtė virus i ka kaluar 40 milion nė tė gjithė botėn.
__________________
|
|
#3
|
||||
|
||||
|
Sigurisht Qe Eshte, Lajmet Jan Mar Nga Gazeta: "The Sun" Mos Po Thua Se Ja Futen Kot?
__________________
|
|
#4
|
||||
|
||||
|
Si mbroka? Qysh? Tek? E gjej te veshtire per ta besuar, sepse sme duket se eshte shpjeguar tamam SI TE MBRON. Duke pasur parasysh si kalohet virusi HIV nga nje person tek nje tjeter.... kjo e synetit po me ben te krruaj koken kot...
__________________
Kthhhhhhhhh!!! |
|
#6
|
||||
|
||||
|
Nuke di sa eshte e verte. vetem e di se syneti eshte njeri nder preventivat e shumta te parandalimit te shume semundjeve infektuese...
__________________
The Olympic motto Me mire rralle e per mall, se sa shume e per lum! "Swifter, Higher, Stronger" |
|
#7
|
||||
|
||||
|
"Nje studim i botuar ne prag te nje konference nderkombetare per AIDS in ne Kanada ka mbeshtetur idene se kryerja e synetit tek meshkujt mund te ofroje mbrojtje te konsiderueshme kunder HIV it virusit qe shkakton AIDS in. Puna e kerkuesve amerikane ne universitetet Yale dhe Stanford sugjeron se edhe programe modeste qe ofrojne berjen e synetit mund te kene ndikim shume te madh ne perqindjet e infektimit me HIV dhe mund te kursejne miliona dollare...
Vitin e shkuar nje program prove ne Afriken e Jugut zbuloi se numri i rasteve me HIV ne mesin e meshkujve heteroseksuale ra me 60 per qind pasi ata u bene synet. Studime te tilla po behen edhe ne Kenia e Uganda. Numri i personave te infektuar me kete virus i ka kaluar 40 milione ne te gjithe boten. Mijera shkencetare, aktiviste dhe zyrtare qeveritare, nga mbare bota jane mbledhur ne Toronto te Kanadase per te marre pjese ne konferencen e 16 te Nderkombetare per Siden qe hapet te dielen. 25 vjet me pare semundja qe me vone do te njihej me emrin Sida u identifikua fillimisht tek nje numer homoseksualesh ne Los Angelos te Kalifornise. Qysh atehere miliona vete kane vdekur. Miliona njerez sot po trajtohen dhe miliona te tjere infektohen ēdo vit. Doktor Anthony Fauci i Institutit Kombetar Amerikan per Alergjite dhe Semundjet Infektive foli kohet e fundit ne studiot e Zerit te Amerikes. "25 vjet pas shfaqjes se semundjes kemi me shume se 65 milion raste me virusin HIV dhe Sida, 25 milion nga te cilet kane vdekur. Sot ka 28 presje 3 milion njerez qe jetojne me virusin HIV. Sipas raportit te fundit te Kombeve te Bashkuara kemi rreth 2 presje 8 milion apo gati 3 milion vdekje ne vit dhe rreth 4 presje 1 milion te infektuar, keshtu qe epidemia nuk eshte aspak nen kontroll. Ne se shohim perhapjen e semundjes, gati 90 per qind eshte ne boten ne zhvillim dhe 2 te treta jane ne Afriken nen sahariane. Ne konferencen Nderkombetare per Siden ne Toronto do te marrin pjese me shume se 20 mije njerez. Por doktor Fauci thote se nuk ka asnje zbulim te ri ne horizont. "Do te degjojme per rruget qe po ndiqen per te prodhuar nje vaksine. Do te degjojme rreth studimeve dhe marredhenieve midis virusit Hiv, malaries dhe tuberkolozit". Sot ka rreth 25 ilaēe per te trajtuar virusin Hiv dhe Siden. Por shumica e pacienteve nuk kane mundesi t'i marrin keto medikamente. Jane kryer disa studime per vaksinen por rezultatet praktike jane me vite larg. "Te gjithe studiuesit kane ne fakt nje pengese shkencore. Ne nuk dime ēfare eshte imuniteti mbrojtes apo si ta nxisim ate, keshtu qe kemi shume per te bere nga pikepamja shkencore". Statistikat globale tregojne se grate sot perbejne gjysmen e rasteve te infeksioneve te reja me HIV. Grate me ngjyre ne Shtetet e Bashkuara ka me shume te ngjare te jene me virusin HIV sesa ato te racave te tjera. "Ne rastet e reja tek grate qe jane te infektuara ne Shtetet e Bashkuara, 65 per qind jane afrikano amerikane". Parandalimi eshte tani perqendrimi kryesor ne luften kunder HIV it dhe Sidas. Doktor Fauci thekson faktin se grate ne disa kultura nuk kane forcen te mbrohen nga infeksioni duke thene JO per seks, apo duke kerkuar perdorimin e prezervativeve. Prezervativet per femrat kane pasur sukses te moderuar qe kur u krijuan nje dekade me pare. Permiresimet e fundit te tyre, si dhe mbrojtes te tjere jane nje pjese integruese ne perpjekjet globale per parandalimin e semundjes. Koha Jone
__________________
♀♂ Shumėkush bėn tregti me ėndrrat dhe me mrekullitė e rreme, duke gėnjyer kėshtu masat budallaqe No matter.Try Again, Fail Again. Fail better |
|
#9
|
||||
|
||||
|
Me ne fund e gjeta se si transmetohet HIV tek meshkujt ( ne menyre te detajuar dhe pse meshkujt te bere synet jane rezistues te virusit HIV)
Eshte marre nga : Faculty of Medicine, Monash University, Melbourne, AUSTRALIA Menyra me e perhapur e infeksionit me virusin e HIV eshte menyra seksuale dhe studimet per kete jane bazuar tek majmunet te quajtur Rhesus Macaques. Si tek majmunet dhe tek njerzit, menyra qe perpahet SIDA eshte ajo e infeksionit me virusin e HIV te zones gjenitale. Kur nje person exspozohet me virusin HIV, ( ne menyren seksuale) atehere ai virus fillon te sulmoje Qelizat e Langerhan-it te cilat ndodhen tek mukoza vaginale te femres dhe tek lekura e penisit tek meshkujt ( pikerisht ajo pjese e lekures qe hiqet gjate kryerjes se synetit) Pra kur nje person infektohet me HIV virus ( ne kte rast po marr MASHKULLIN) atehere infeksioni menjehere sulmon qelizat e Langerhan-it dhe pasi i ka infektuar ato, infeksioni sulmon per me thelle. Vetem dy dite pas marrjes se infeksionit, virusi HIV gjendet tek gjendrat limfatike te pjeses se vitheve ( se di se si quhet ne shqip, sme kujtohet, por pjesa e HIPS, Pubic area eshte ne anglisht) dhe me pas transferohet tek gjendrat limfatike te te gjithe trupit, gje qe shkakton infeksion fatal. Pra, me nje fjale, kur nje mashkull ben seks qofte me femer a me mashkull ( sic jane homot) virusi mjafton te jete ne kontakt me lekuren qe hiqet gjate synetit, sepse ajo eshte pjesa me e shpejte per tu infektuar dhe me e lehte, per virusin qe me vone te hyje ne te gjithe trupin. Prandaj dhe syneti qenka shpetues per disa persona sepse pikerisht hiqet ajo pjese qe infektohet e para ose si ta them ne menyre metaforike "ura qe virusi duhet te kaloje para se te hyje ne trupin e nje mashkulli" Ok shpresoj se ju sqarova me lodhet tu shkrujt![]()
__________________
Kthhhhhhhhh!!! |
|
#10
|
||||
|
||||
|
Jo Po Kujtuat Se Ju Genjeva Un Ju Bie Lajmet Nga Gazeta Angleze Ju Mthoni Nuk eshte e Vertete Vajza Te Prapta, Ah Se Harrova Gjith Ju Djemt Futini i Synetllik Tjeni Te Paster
__________________
|
|
#11
|
||||
|
||||
|
prap se prap nuk te mbron 100% syneti..............
__________________
DON'T WORRY,BE HAPPY>>>>> |
|
#12
|
||||
|
||||
|
Cito:
__________________
Nese me kupton gabimisht, mesoje qe s'kuptove asgje.
|
![]() |
| Opsionet e temes | |
|
|
Tema te ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i temės | Forumi | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| KUJDES: Nga virusi me i ri qe pritet te pushtoj me miliona Kompjuter | JetMir | Internet | 10 | 25-01-08 11:31 PM |