+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 9 prej totalit 9

Tema: Skandali, diploma false shqiptarėve pėr 7 mijė euro

  1. #1

    Skandali, diploma false shqiptarėve pėr 7 mijė euro

    Fatbardh Rama

    Njė diplomė universiteti mund ta sigurosh edhe nėse nuk i ke parė ndonjėherė auditoret e tij. Mjafton tė paguash 7 mijė euro, dhe dokumenti qė vėrteton studimet universitare ėshtė nė dorėn tėnde. Gjithēka ka ndodhur nė Universitetin e Tetovės, nė Maqedoni. Njė grua nga qyteti shqiptar i vendit fqinj ka arritur tė falsifikojė rreth 50-60 diploma tė tilla pėr "blerėsit" e saj. Disa biznesmenė maqedonas e shqiptarė kanė pėrfituar, e madje edhe njė deputet i legjislaturės sė mėparshme tė Kuvendit tė Shqipėrisė ka siguruar diplomėn prej saj.
    Skandali
    Skandali nė Universitetin e Tetovės ėshtė zbuluar nga policia maqedonase. Sipas saj, njė grua nga Tetova me inicialet Gj.S, nga viti 2003 deri nė vitin 2008 iu ka shitur shtetasve nga Shqipėria pėr pesė vjet, diploma false kundrejt njė vlere nga 1000 euro deri nė 7000 euro. Siē ka bėrė tė njohur policia maqedonase, gruaja me inicialet Gj.S ka punuar pranė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, nė firmėn "Tetova Tabak" dhe kishte arritur jo vetėm tė prodhonte diplomat, por tė falsifikonte mjeshtėrisht firmat e dekanit dhe tė rektorit tė Universitetit tė Tetovės. Burimet policore kanė thėnė se ajo kishte arritur deri aty, sa tė falsifikonte edhe indeksin duke depėrtuar nė dokumentet origjinale tė Universitetit tė Tetovės. Menjėherė hetuesit e policisė sė Tetovės kanė kontrolluar "Tetova Tabak", ku punonte falsifikatorja GJ.S, ku kanė gjetur dokumente tė shumta si indekse, certifikata diploma false.
    Falsifikimet
    Pas ekspertizės ėshtė vėrtetuar se i gjithė dokumentacioni ka qenė i falsifikuar mjeshtėrisht dhe ėshtė njė shifėr shumė e madhe biznesmenėsh dhe njerėzish tė tjerė nga Shqipėria qė kanė siguruar njė diplomė tė falsifikuar me siglėn e Universitetit Shtetėror tė Tetovės nga falsifikatorja 46-vjeēare Gj.S, e cila iu merrte pėr njė diplomė juridiku, 7000 euro dhe me radhė, njė diplomė ekonomiku, 5000 euro dhe ato tė mėsuesisė ishin mė tė ulėta, vetėm 1000 euro. Sipas burimeve policore, qė ende nuk bėjnė tė njohur emrin, edhe nė parlamentin e kaluar shqiptar ka qenė njė deputet i kėtij parlamenti me diplomė false nga ky burim. Policia po heton nė lidhje tė ndryshme qė janė krijuar, pasi ka nė dorė indeksin dhe certifikatat e personave nga Shqipėria qė janė pajisur me kėto diploma tė falsifikuara. Hetimet po vazhdojnė ende, ndėrsa nuk janė zbuluar emrat e biznesmenėve qė kanė marrė diplomat nga kjo grua.
    I like soft, round things
    behu antar i klubit tim ketu! si dhe lexo my blog

  2. #2

    Replikė: Skandali, diploma false shqiptarėve pėr 7 mijė euro

    Te ne dihen keto gjera perderisa tani jane bere edhe ēobanet me fakultet! Po te pakten diplomen e mjekesise mos ta blejne me para se do marrin ne qafe njerez te pafajshem (siē kane marr).
    Jam kurioze te di kush do jete ai deputeti, se me siguri nuk eshte i vetmi....

  3. #3
    Administrator Avatari sabah
    Data e Antarėsimit
    2008
    Postime
    2,948
    Reputacioni
    10

    Replikė: Skandali, diploma false shqiptarėve pėr 7 mijė euro

    Nje diplome te tille me sa duket ka marre edhe deputeti Tom Doshi.Duke u ndikuar nga fjalet se Tom Doshi nuk e ka mbaruar ne te vertete universitetin e Tetoves,nje gazetar e ka insistuar ta intervistoje Doshin se si eshte e verteta rreth kesaj teme ne vitin 2008.Por ne vend te pergjigjes ne fjale gazetari Besar Likmeta ka marre grushta nga ana e Doshit dhe njerezve qe e shoqeronin ate.Sipas deklarimit te pasurisė (pėr vitet 2003, 2004, 2005), publikuar ne raportin Unė Votoj, Tom Doshi ėshtė deputeti me i pasur i Kuvendit te Shqipėrisė me njė total pasurie prej 1.090.171.456 leke. Ndėrkohė qe gjate periudhės 2006-2007 pasuria e tij ėshtė rritur me 87.021.651 leke, duke u renditur kėshtu deputeti i dyte ne ndryshimin me te madh te pasurisė.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  4. #4

    Replikė: Skandali, diploma false shqiptarėve pėr 7 mijė euro

    po tom doshi eshte akoma deputet me duket mua edhe kete legjislature! po un mendoj se nuk eshte vetem doshi qe ska diplome, ka pas dhe ka akoma te tjere, deputet pashkollsa.....mjafto te kesh noi biznes dhe 2 miq, hudh ca lek aty ke katuni jot shtro nja 2 rrugica, shitja ato patatet qe kan mjell ato katunaret dhe ja ku u bone deputet. per cfare duhet shkolla?
    Atdhetar i perjetshem

  5. #5

    Replikė: Skandali, diploma false shqiptarėve pėr 7 mijė euro

    me diplome apo pa diplome idjotet nuk ndryshojne nuk behen me te mencur apo me fisnike

  6. #6

    Replikė: Skandali, diploma false shqiptarėve pėr 7 mijė euro

    pastaj une nuk e kuptoj pse shkoni deri ne tetove ju???!! ka ne shqiperi raste sa te duash......universiteti kristal eshte nje nder me te shquarit ne vendin tone.......

  7. #7

    Replikė: Skandali, diploma false shqiptarėve pėr 7 mijė euro

    Romina vertet kane dhene diploma mjekesie apo ja fute kot? po me hyn frika me kete qe the...

  8. #8
    Antar Kryesor Avatari sweet_s_shejtone
    Data e Antarėsimit
    2007
    Postime
    977
    Reputacioni
    85

    Replikė: Skandali, diploma false shqiptarėve pėr 7 mijė euro

    skandal...plas koken e meso po deshe...
    Ti criticherano sempre,parleranno male e sara difficile che incontri qualcuno al quale tu possa piacere cosi come sei...la vita e come un opera di teatro,che nn ha prove iniziali:vivi intensamente ogni giorno prima che l'opera finisca senza applausi..

  9. #9

    Replikė: Skandali, diploma false shqiptarėve pėr 7 mijė euro

    Cito Postuar fillimisht nga guest Shiko Postimin
    Romina vertet kane dhene diploma mjekesie apo ja fute kot? po me hyn frika me kete qe the...
    guest une nuk di ndonje rast qe te kene dhene diploma mjekesie, por kjo s'do te thote qe nuk ka ndodhur... Perderisa s'ka ngel fakultet pa dhene diploma fallse s'ma merr mendja te kete shpetuar fakulteti i mjekesise, se ngelem duke degjuar raste vdekjesh apo perkeqesim te semundjes qe ndodhin per fajin e mjekeve.

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Tema te ngjashme

  1. France, nje shishe vere blihet per 57 mije euro
    By sabah in forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-11, 03:22 PM
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-07-11, 06:28 PM
  3. 100 Mijė Euro Pėr Njė Kopjim!
    By sabah in forum Tema tė lira
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-10, 04:57 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-06-10, 04:48 PM
  5. Duty Free Shops, 20 mijė euro pėr licencėn!
    By Bruno in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-09, 09:24 PM

Bookmarks

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet