Duke i u falėnderuar hulumtuesve amerikanė, zyrtarisht mund tė themi se meshkujt nė tė vėrtet i shikojnė femrat gjysmė lakuriqe sikur objekte.
Kohėt e fundit ėshtė bėrė trend, qė femrat tė vishen nė mėnyrėn mė provokative tė mundshme vetėm qė tė duken mė atraktive pėr meshkujt. Njė studim i fundit, i realizuar nga disa ekspertė amerikan, ka nxjerrė nė sipėrfaqe njė konstatim tjetėr nė lidhje me kėtė ēėshtje. Shkencėtarėt skanuan trurin e meshkujve, tė cilėt shikonin fotografi tė femrave nė bikini dhe zbuluan se gjatė kėsaj kohe tek ata ishte aktivizuar regjioni i trurit, i cili zakonisht reagon nė objekte. Edhe mė interesant ishte fakti se kur kėto fotografi ju tregoheshin meshkujve, tė cilėt kishin tendenca mė tė mėdha seksuale, regjionet e trurit pėr marrėdhėnie shoqėrore deaktivizoheshin.
Udhėheqėsja e ekipit tė ekspertėve tė studimit, prof. Susane Fiske nga Universiteti i Princeton, ka dhėnė informacione mė tė hollėsishme duke nėnvizuar faktin se, kjo ėshtė dėshmi se femrat provokative nuk konsiderohen si qenie njerėzore nga disa meshkuj.
"Nuk po them se ata i shikojnė ato plotėsisht si objekte, natyrisht ata e dinė se ajo ėshtė qenie njerėzore,",-ka thėnė profesoresha. "Por skanimet e trurit tregojnė, qė ata reagojnė me fotografinė njėsoj sikur njerėzit reagojnė me objektet. Sikur ato tė mos ishin plotėsisht njerėzore. Ata nuk i trajtojnė ato femrat me bikini nė fotografi, si qenie tė plota tre-dimenzionale". Njė pjesė tė fajit e kanė mediat, tė cilat na bombardojnė me fotografi me femra lakuriq thotė, Fiske. Meshkujt thjesht mėsohen me kėto fotografi. Si efekt i kėsaj ėshtė se kėto femra shikohen gjithnjė e mė pak si qenie njerėzore. Kjo sidomos ėshtė shprehur nė vendin e tyre tė punės. Studimet treguan se meshkujt, tė cilėt intervistojnė femra seksualisht atraktive sillen shumė mė ndryshe se sa me femrat dhe meshkujt tjerė. (botasot)




Pėrgjigju me citim

Bookmarks