Rumani-Shqiperi
Rumania apelon pėr kujdes ndaj kuqezinjve!
Shtypi rumun starton ndeshjen e parė eliminatore tė kombėtares sė tyre. Pavarėsisht se do tė luhet mbrėmjen e 3 shtatorit, kundėrshtari i kuqezinjve ka filluar punėn pėr ēmontimin teorik, siē e konsiderojnė ata vetė, tė Shqipėrisė. Menjėherė pas miqėsores sė tyre nė Turqi, rumunėt i kanė kthyer sytė nga kuqezinjtė tanė. Pėrmes intervistave me trajnerin e kombėtares sė tyre, tė njė shqiptari, Albert Duros, por edhe njė skaneri qė bėjnė vetė mediat e kėtij vendi, synohet njohja dhe pėrgatitja si duhet para Shqipėrisė. Pėr tė cilėn, rumunėt duket se kanė vlerėsim, kurrsesi tė kundėrtėn, edhe pse rezultatin 6 1 tė ndeshjes sė fundit eliminatore nė grup, pėr Euro 2008″, ata e konsiderojnė njė njollė tė zezė nė ballafaqimet mes dy vendeve. Ku nuk lėnė pa pėrmendur as deklaratat publike tė kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, apo tė ish ministrit tė sporteve nė atė kohė, Ylli Pango, pėr shitje tė flamurit kombėtar. Nėn titullin paralajmėrues Albert Duro: Kini kujdes!, gazeta sportive rumune, Sporturilor, ndėrmerr njėlloj hulumtimi tė periudhės para ndeshjes me Shqipėrinė, duke analizuar kombėtaren e tyre, por edhe kundėrshtarin. Ndėrkohė, Rumania ka pasur spiunin e vet edhe nė ndeshjen e njė rivali tjetėr nė grupin eliminator nė grup pėr Euro 2012″, konkretisht nė miqėsoren Lituani Bjellorusi 0 2. Kristian Petre, njė nga bashkėpunėtorėt e trajnerit Razvan Luēescu, ka spiunuar Bjellorusinė, kundėrshtarin e tricolorii mė 7 shtator: Bjellorusia ėshtė njė skuadėr e rrezikshme, sidomos deri nė mes tė fushės, duke filluar nga sulmi. Hleb ende luan nė kombėtaren e tij, ėshtė i shpejtė dhe i paparashikueshėm, ndaj ky kundėrshtar mbetet pėr tu vlerėsuar maksimlisht nė grup. Ata fituan ndaj Lituanisė pa ndonjė sforcim. Pika e dobėt e tyre ėshtė mbrojtja, sidomos nė zonėn qendrore, - ka diagnostikuar Kristian Petre. Ndėrkohė, shtypi rumun nuk ka folur pėr njė spiun tė tillė nė ndeshjen miqėsore tė Shqipėrisė me Uzbekistanin, por mundohet tė hedhė plotėsisht dritė mbi kuqezinjtė tanė. Gazetari rumun i Sportuliror, Razvan Lutac, shkrin nė njė shkrim tė tij tėrė pikėtakimet e pragndeshjes sė 3 shtatorit, mes Rumanisė dhe Shqipėrisė.
Shqipėria ka bėrė pėrparime me kombėtaren
Gjendemi nė njė grup kualifikues pėr Euro 2012″, pėr tė cilin gjithmonė mund tė bėni pyetje. Njė nga ata rivalė tė Rumanisė, i veshur me mistere, mund tė karakterizohet Shqipėria, e cila, nė eliminatoret e Kupės sė Botės 2010 ishte njė pengesė e vėrtetė pėr kundėrshtarėt e tjerė nė grup. Vetėm Hungaria ishte nė gjendje tu merrte pikėt maksimale shqiptarėve, nė tė dy takimet! Nė ndeshjen e saj tė parė nė kėto eliminatore, Shqipėria frenoi me njė barazim tė bardhė Suedinė e Ibrahimoviēit nė Tiranė, ku rezultati pėrfundimtar rezultoi vendimtar nė fund tė eliminatoreve pėr suedezėt, tė cilėt e mbyllėn me njė pikė prapa Portugalisė (qė u kualifikua pėr nė Afrikėn e Jugut pas play off it). Pastaj, pas njė fitoreje me Maltėn dhe njė humbjeje nė Budapest, shqiptarėt janė mbajtur nė kontroll edhe nė Braga. Portugalia, ekipi i futbollit luzitan, me nė pėrbėrje lojtarė kalibri ndėrkombėtar, si K.Ronaldo, Pepe, Kuaresma dhe Nani, provoi surprizėn mjaft tė hidhur nga shqiptarėt. Tė cilėt barazuan 0 0 nė Bragė dhe thuajse hodhėn nė erė kualifikimin e portugezėve, ashtu sikurse bėnė me suedezėt nė Tiranė. Pas kėsaj pike tė madhe tė marrė nė shtėpinė e Portugalisė, shqiptarėt kanė vdekur, kanė marrė vetėm dy pikė: njė nė Maltė dhe njė ndaj Danimarkės nė Tiranė. Por tė mos harrojmė faktin se loja e Shqipėrisė vijoi tė ishte shumė pozitive, edhe ndaj Portugalisė, nė kthim. Mjafton tė sjellim nė vėmendje faktin se Portugalia fitoi vetėm nė minutėn e dytė shtesė tė lojės, pėr tė kuptuar forcėn e shqiptarėve. Sidomos kur luajnė para tifozėve tė tyre. Shqipėria ishte pjesė e grupit kualifikues tė Rumanisė pėr Euro 2008″. Dy skuadra qė, sė bashku me Bjellorusinė dhe Luksemburgun, u rigrupuan nė eliminatoret e edicionit tė ardhshėm tė Kampionatit Europian. Asokohe, Shqipėria grumbulloi 11 pikė, por i humbi pa ankesa ndeshjet me Rumaninė (0 2 nė shtėpi dhe 1 6 nė Bukuresht). Historia e takimeve mes Shqipėrisė dhe Rumanisė flet qartė nė favorin e tricolorii. Shqiptarėt kanė fituar vetėm dy, nga 13 ndeshje tė zhvilluara deri mė tani, tricolorii ka fituar 10 ndeshje, ndėrsa njėra prej tyre ka pėrfunduar nė barazim.
Yjet shqiptarė, Lorik Cana dhe Altin Lala
Lorik Cana ėshtė njė nga mė tė shquarit e futbollit shqiptar. Mesfushori, i formuar si futbollist nė shkollat e Zvicrės dhe nė Francė, edicionin e shkuar luajti me Sunderland, nė Premier League, duke evoluar pothuajse 200 ndeshjet e tij nė ligėn e parė tė Francės, nė radhėt e PSG dhe Olimpikut tė Marsejės. Tashmė, nė merkaton e kėsaj vere, Cana ka kaluar nė radhėt e skuadrės sė mirėnjohur turke, Gallatasaraj, nėn urdhėrat e trajnerit Frank Rajkard, ku premton tė jetė sėrish nė qendėr tė vėmendjes. Ashtu si edhe nė tė shkuarėn. Nė miqėsoren me Uzbekistanin, Cana ishte kapiten i kombėtares shqiptare. Njė lider i vėrtetė nė fushėn e lojės pėr kuqezinjtė! Njė tjetėr lojtar kryesor nė kombėtaren e Shqipėrisė ka qenė dhe mbetet Altin Lala, i cili ėshtė ende zgjedhje e parė pėr shiritin e kapitenit tė kombėtares sė kėtij vendi. Ai ėshtė transferuar qė nė vitin 1998 te Hannover 96, nė Bundesligė, ku ende vijon tė luajė, duke konsumuar mbi 300 ndeshje, nė tė gjitha garat, me fanellėn e kėsaj skuadre. Gjithashtu, tifozėt europiane tė futbollit janė tė njohur me emra tė tjerė tė kombėtares sė Shqipėrisė, si Erion Bogdani, deri dje te Kievo, tashmė pjesė e Ēezenės, Ervin Skela, sė fundi lojtar i Koblenzit, nė kėrkim tė njė ekipi tė ri, Besart Berisha, pjesė e Arminias sė Bielefeldit. Gjatė gjithė historisė, jo mė pak se gjashtėmbėdhjetė lojtarė shqiptarė kanė luajtur nė futbollin rumun. I pari prej tyre ishte Roland Agalliu, futbollisti qė erdhi nė Krajova nė vitin 1990, menjėherė pas fillimit tė revolucionit demokratik nė vendin e tij. Mė tė njohurit janė pa dyshim, Sulejman Demollari (Dinamo Bukuresht), pėr tė cilin ėshtė thėnė se mbetet lojtari mė i mirė i huaj, qė ka luajtur nė ligėn e parė tė Rumanisė, dhe Albert Duro, mbrojtėsi qendror, i cili ka zhvilluar dy sezone nė kampionatin rumun, me Steauan. 13 tė tjerėt janė: Alcani, Bozhiqi, Canaj, Ceno, Dume, Grunasi, Kokalari, Kruja, Masati, Minga, Musta, Preloshi, Voda.
Albert Duro: Rumani, kujdes nga Shqipėria!
Albert Duro, njė ish futbollist i njohur mirė nė mjediset rumune, dikur pjesė e kombėtares sė Shqipėrisė, ngre alarmin nė kampin tricolorii, para se tė vijė ndeshja me Shqipėrinė, mė 3 shtator 2010, e para kualifikuese nė grup pėr Euro 2012″. Loja e kombėtares sonė po shkon si duhet. Ne jemi tė mirė nė mbrojtje, aty ku Lorik Cana dikton ēdo gjė. Shqipėria po kalon njė moment tė mirė tė saj. Testi i fundit miqėsor me Uzbekistanin, pavarėsisht fitores minimale, vėrtetoi punėn e mirė qė ėshtė bėrė deri mė tani nga stafi teknik. Unė po ju them me bindje se ndaj Uzbekistanit, vetėm nė pjesėn e parė, fitorja e Shqipėrisė duhej tė ishte tė paktėn 5 0, por kemi shpėrdoruar shumė raste pėr shėnim. Rumania, nė ndeshjen e 3 shtatorit, pėr disa arsye, mund tė duket favorite nė pėrballjen me shqiptarėt, por personalisht e kėshilloj tė jetė shumė e kujdesshme. Tashmė Rumania ėshtė njė ekip, ndaj tė cilit tė gjithė luajnė pėr ta mundur. Vetė futbolli rumun ėshtė nė njė rėnie, ndaj dhe kombėtarja e drejtuar nga Razvan Luēesku nuk tremb mė askėnd nė grupin eliminator pėr Euro 2012″. Shqipėria ka guxim nė vetvete, gjė tė cilėn do ta shihni vetė. Mos u ēudisni nėse nė ndeshjen e 3 shtatorit do tė bėjė ndonjė tė papritur. Transferta nė Tiranė do tė jetė e vėshtirė pėr kėdo nė grupin tonė kualifikues, duke pėrfshirė edhe Francėn. Kampionati ynė kombėtar nuk ėshtė mė si pesė vjet mė parė, ka evoluar nė aspektin e cilėsisė. Disa nga lojtarėt me pėrvojė nė ekipin kombėtar mbeten Bulku, Cana, Dallku, vėllai im, Klodiani, Curri, Salihi, rreth tė cilėve po rindėrtohet njė kombėtare e re, me lojtarė tė rinj. Nė nivel klubesh, Shqipėria nuk ka shumė pėr tė thėnė, por me ekipin kombėtar tė saj, ju siguroj qė po, - ka nėnvizuar Albert Duro.
Skandal me shqiptarėt: Dyshime pėr trukim
Ndeshja e fundit e Rumanisė me Shqipėrinė, luajtur nė kuadrin e eliminatoreve tė Kampionatit Europian 2008, fituar me rezultatin e thellė 6 1 nga tricolorii, nė Bukuresht, ėshtė dyshuar nga autoritetet e Tiranės pėr trukim. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, duke iu referuar edhe njė letre tė ish ministrit tė Kulturės, Ylli Pango, qė i kėrkonte UEFA s tė hetonte pėr shitje tė ndeshjes me Rumaninė, akuzoi publikisht Federatėn Shqiptare tė Futbollit se shiti ndeshjen, shiti flamurin, shiti kombin. Pavarėsisht sinjalit zyrtar qė mori, UEFA nuk arriti nė ndonjė konkluzion tė tillė. Dyshimet ishin tė nxitura nga Ionut Lupescu, qė bėri njė vizitė tė fshehtė nė hotelin ku ishin akomoduar shqiptarėt, para ndeshjes sė parė nė Tiranė, fituar 2 0 nga rumunėt. Rezultati u zhbllokua pas njė autogoli tė Kastratit, ēka i shtoi edhe mė tepėr dyshimet. Kėtu nė Shqipėri ka pafundėsisht zėra tė tillė. Flasin shumė, por askush nuk provon dot asgjė. Pėrderisa nuk ka pasur asnjė hetim, ēdo gjė mbetet nė kufirin e thashethemeve, - thotė ish lojtari shqiptar i Steauas, Albert Duro. Luēesku: Shqipėria, e vėshtirė pėr gjithkėnd!
Vijon...




Pėrgjigju me citim
si dhe lexo





Bookmarks