+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 3 prej totalit 3

Tema: "Washington Post": Facebook, YouTube dhe Twitter si mjete proteste

  1. #1
    Administrator Avatari sabah
    Data e Antarėsimit
    2008
    Postime
    2,948
    Reputacioni
    10

    "Washington Post": Facebook, YouTube dhe Twitter si mjete proteste





    Khaled Said nuk ėshtė egjiptiani i parė, tė cilin policia e rrahu deri nė vdekje. Por, pėr dallim vdekja e tij ka nxitur njė revolucion virtual, qė po prek tė gjitha qelizat e shoqėrisė sė kontrolluar ashpėrsisht nga shteti.

    Said, 28-vjeēar, biznesmen, u rrah brutalisht mė 6 qershor nga dy policė nė uniformė, thonė familja dhe aktivistėt. Burimet zyrtare thanė se Said u mbyt ngaqė gėlltiti njė ēantė me drogė pėr t’i shpėtuar policisė.

    Fotografia e tij pas vdekjes, ku duken shenjat e dhunės, pėrfshirė dhėmbėt e munguar, brinjė tė thyera dhe gjak nė kokė, qarkullon nė internet duke kundėrshtuar versionin zyrtar.

    Falė rrjeteve sociale si Facebook, apo Twitter njė numėr i konsiderueshėm egjiptianėsh po protestojnė brutalitetin e policisė. Mė 27 korrik dy policėt qė kanė tė bėjnė me vdekjen e Saidit, dolėn para gjyqit, e nėse dalin fajtorė mund tė dėnohen deri me 15 vjet burgim.

    Ndonėse rrjetet sociale nė internet nuk e kanė shpikur kurajėn, interneti e ka fuqizuar dhe forcuar zėrin protestues tė egjiptianėve si kurrė mė parė. Njė numėr faqesh interneti publikojnė dhunėn e policisė dhe dėshmitė e viktimave.

    Kėtė javė njė grua e mbuluar akuzoi nė televizion dy policė pėr dhunim dhe grabitje. Rrėfimi i saj ėshtė ndėr mė tė shikuarit nė YouTube.

    Ndonėse kritikėt thonė se Facebook-u nuk ka rrėzuar ndonjė diktator nė botėn arabe, apo Twitter nuk ka ndryshuar ndonjė regjim nė kėtė pjesė tė botės, ka njė mėnyrė mė tė mirė pėr tė vlerėsuar rrjetet sociale. Rėndėsia e tyre mė e madhe ka tė bėjė me ndikimin qė ka te tė rinjtė, themeli i popullsisė dhe humbja e kontrollit ndaj tyre nga ana e regjimeve.

    Llogaritet se 3.4 milionė egjiptianė janė nė Facebook, ēfarė e bėn Egjiptin vendin me numrin mė tė madh tė pėrdoruesve nė botėn arabe dhe tė 23-in nė nivel global. Rreth 2 milionė pėrdorues tė Facebook-ut nė Egjipt janė nėn 25 vjeē.

    Pasi fotografia e kufomės sė dėmtuar tė Saidit nisi tė qarkullojė nė Facebook dhe Twitter, pėrpara Ministrisė sė Brendshme u mbajt protesta mė e madhe ndaj brutalitetit policor. Edhe pjesėmarrja e mbi 1000 personave nė varrimin e Saidit ishte protestė mė vete.

    Thirrjes nė Facebook e Twitter qė tė visheshin me tė zeza dhe tė ecnin nė sheshet kryesore tė Aleksandrisė, vendlindja e Saidit, nė shenjė proteste ndaj vrasjes sė tij iu pėrgjigjėn mbi 8000 njerėz. Dyqind e njėzetmijė tė tjerė janė mbėshtetės tė faqes nė Facebook “Ne jemi tė gjithė Khalid Said”.

    Qeveria u pėrpoq ta portretizonte Saidin si njė kriminel ordiner dhe pėrgjigja nga njė grup repi, qė u postua nė internet, ishte e menjėhershme.

    “Ata mendojnė se ne jemi budallenj”, thuhej mes tė tjerash nga reperėt egjiptianė. Rrjetet sociale ndoshta nuk do tė rrėzojnė regjime, por rrjetet e tilla i kanė dhėnė zė dhe platformė veprimi tė rinjve, qė pėr shumė kohė kanė qenė tė lėnė mėnjanė nga regjimet.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  2. #2

    Replikė: "Washington Post": Facebook, YouTube dhe Twitter si mjete proteste

    Nuk eshte ndonje lajm sencasional , Egjipti gjithmone ka pasur keto probleme, ne kete menyre funsionon shteti aty, ose dhune ose mejhem. Nuk duhen egzagjeruar, se ndodh nje here nuk do te thote se ndodh gjithe kohes. Lajmi vete e thote qe fajtoret e krimit (dhe eshte krim) mund te denohen deri ne 15 vjet ne burg.
    Kjo fryrja e lajmit edhe krijimi i kaosit online eshte forma e fundit dhe efektive e izraelit per te destabilizuar vendet e rajonit. Tentuan ta benin kete gje edhe me Iranin po u doli huq.
    Facebook dhe twiter eshte medium fantastik per organizim shoqeror por shpeshere merret peng nga qellime te erreta
    I like soft, round things
    behu antar i klubit tim ketu! si dhe lexo my blog

  3. #3
    Administrator Avatari sabah
    Data e Antarėsimit
    2008
    Postime
    2,948
    Reputacioni
    10

    Replikė: "Washington Post": Facebook, YouTube dhe Twitter si mjete proteste

    Une do te thoja se interneti sot ėshtė bėrė pjesė e jetės sonė tė pėrditėshme.Nėpėrmjet tij lajmi shpėrndahet me shpejtėsinė e dritės dhe me mė pak doza manipulimesh politike.Rrjetet sociale te krijuara vitet e fundit si Facebook apo Twitter krahas anėve zbavitėse, kanė arritur tė krijojnė ndoshta edhe me padashjen e tyre grupime tė fuqishme njerzish nė tė katėr anėt e globit.Nė momente tė caktuara kėto miq tė rinj mund tu kundėrvihen fuqishėm politikave tė njė shteti i cili bie ndesh me ndjenjat brenda kėtyre grupimeve.Sa pėr kuriozitet Facebook numuron rreth 750 milion antarė,anėtarsia nė Twitter shkon diēka tek 250 milion njerėz dhe numri i antarėsisė shtohet pėrditė.Mendoni se ēmund tė ndodhė nėse kėta njerėz arrijnė tė mendojnė nė mėnyrė tė unifikuar pėr probleme qė presin zgjidhje?

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Tema te ngjashme

  1. Twitter "pėrcjell" Facebook-un duke i fshehur cicėrimet
    By Redjan Muzhika in forum Internet & Informatike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-11, 03:03 AM
  2. Google +1 si pėrgjigjie ndaj butonit "Like" nė Facebook
    By Redjan Muzhika in forum Internet & Informatike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-04-11, 12:30 PM
  3. ''Google'' pėrballet me konkurrencėn e "Facebook"
    By sabah in forum Internet & Informatike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-12-10, 05:50 AM
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-04-10, 09:08 AM
  5. "Top Fest", nis nesėr Edicioni i 5-tė nė "Top Channel"
    By King_Arthur in forum Telefona/Celulare/PDA
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-08, 05:22 AM

Bookmarks

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet