Kliko pėr version me te madh

Emri:	Lady-Gaga.jpg
Heret qė ėshtė pare:	5
Madhesia:	7.5 KB
ID:	1293

Nė pėrballjen me tė humbasin tė gjithė. Madje edhe vetė Presidenti Barak Obama ka ndalur nė shifrėn e 1 milion miqve nė “Facebook”, ndėrsa ajo, vajza e keqe qė ēmend njerėzit nėpėr radio, diskoteka apo koncerte, i ka kaluar tashmė 14 milionė. 14, ashtu si numri i albumeve tė shitur qė nga i pari, nėn titullin “The fame”. “Hodha bast me veten dhe fitova. Madona e revolucionoi rrokun 25 vjet mė parė, ndėrsa unė po e bėj tani”, tregon Stefani Jaanne Germanotta (ky ėshtė emri i saj i plotė). Videoja e saj, “Bad romance”, ėshtė parė plot 220 milionė herė nė “Youtube”. “I kisha thėnė ish tė dashurit tim. Mė lėr po deshe, por unė do tė ndjek ngado. Do tė vijė dita kur nuk do tė blesh dot as njė hot dog pa dėgjuar zėrin tim nė radio”. Ka pasur plotėsisht tė drejtė zonjushė Germanotta, qė sot gjendet nė njė situatė sureale nga pikėpamja artistike dhe diskografike: “Kam njė album tė ri thuajse gati, por nuk mund ta publikoj sepse njerėzit vazhdojnė akoma tė blejnė ‘The fame’ dhe nė koncert duan tė dėgjojnė vetėm ato kėngė. Kur je njė ikonė botėrore, bėhesh ajo qė publiku do qė ti tė jesh. Pėrtej njė niveli tjetėr popullariteti, personi real nuk ekziston mė. Rasti i Michael Jackson-it mė duket ekzemplar. Edhe unė prej disa muajsh jetoj sikur tė isha Lady Gaga 24 orė nė ditė. Ka mėngjese kur zgjohem si depresive. Pastaj mbledh veten dhe them: je njė grua e pasur dhe e famshme, nuk duhet tė qash pėr asgjė. Ngrihu dhe shko tė punosh. Jo vetėm kaq: mė ka rėnė rasti tė dal nga urgjenca pas ndonjė aksidenti nė skenė e veshur me rroba skenike, edhe pse jashtė mund tė ishin mbi 500 veta qė mė prisnin. Nuk mund tė dilja me pizhame”. E fiksuar pas lukut, Lady Gaga ka qenė gjithmonė kėshtu. Edhe kur ishte njė e panjohur qė frekuentonte klubet e Nju Jorkut, ku shkonin tė famshmit. “Funde shumė tė shkurtra, kėmisha tė bardha transparente dhe tė puthitura pas trupit, syze dielli me pėrmasa gjigande, dhe njė ngjyrė flokėsh bionde qė bie shumė nė sy. Pas pesė minutash mė fusnin menjėherė duke kujtuar se isha ndonjė person i famshėm. Pėr ta bindur botėn qė ekziston, ke talent dhe shkruan muzikė tė bukur, nė fillim duhet tė shkelėsh mbi veten. Vetėm nėse unė vesh njė fund shumė tė shkurtėr jam njė prostitutė, ndėrsa njė aktor Hollivudi qė vendos pambuk nė pantallona pėr t’u dukur mė mashkull, po bėn vetėm detyrėn e tij”. Artin e tė bėrit gjithmonė tė gjėrave qė i pėlqejnė publikut Lady Gaga nuk e ka mėsuar duke marrė leksione marketingu muzikor, por duke djersitur nė skenė nėpėr baret “mė tė uritura” tė Nju Jorkut. Vendet ku performonin vetėm tras dhe drag queen, ku mė shumė se shija e transgresionit, dominon bindja se nuk ke asgjė pėr tė humbur. “Pikėrisht nga poshtė, tė vjen shtysa pėr mė lart”, ka dėshirė t’u pėrsėrisė gjithmonė bashkėpunėtorėve tė saj tė ngushtė. “Jepja shfaqjen time tė vogėl muzikore nė Uper East Side nė Manhatan, mes njė audience me krijesa tė ēuditshme qė frekuentonin jetėn e natės. Ndėrsa prisja radhėn time pėr t’u ngjitur nė skenė, shfletoja librat e Andy Warhol: ai e kishte kuptuar mirė se si funksionon truri i masės. Nė skenė bėrtisja si e ēmendur qė tė mė dėgjonin. Njerėzit nė sallė nuk reagonin, por nė prapaskenė kisha fansat e mi: gay dhe transvestitė qė ēmendeshin pėr mua. Kėshilla e tyre ishte: bėj diēka mes asaj qė bėn Madona dhe asaj qė kanė bėrė Aba-t dhe do ta shohėsh se e gjithė bota do tė kujtohet pėr ty”. Kohė tė largėta. Sot Lady Gaga ėshtė njė markė qė faturon 115 milionė dollarė nė vit me njė strukturė shumė eficente dhe shumė aktive prej 24 orėsh nė ditė. “Haus of Gag”, frymėzuar nga “Factory” e Andy Warhol, ėshtė njė skuadėr menaxherėsh, ekspertė tė konsumit tė masės, stilistė dhe krijues tė llojeve tė ndryshme. Janė ata qė e kanė transformuar nė njė biznes kolosal njė objekt tė zakonshėm si qiriri me aromė me portretin e popstarit. Sipas asaj qė shkruhet nė sajtin zyrtar, janė tė paktėn 40 mijė blerėsit. Jo mė pak tė dėshiruar edhe byzylykėt me mbishkrimin “I’am a free bitch” dhe maska e zezė nė stilin Eyes Wide Shut. Gjithmonė nė “Haous of Gaga” lindin strategjitė pėr tė bėrė pėr vete median e re dhe popullsinė e internetit. Nė pritje tė ēudirave tė tjera, dimė vetėm qė Lady Gaga ėshtė e angazhuar nė njė tur botėror pa fund, duke u dhuruar sajteve dhe mediave episode qė nė rrjedhėn e kohės shndėrrohen nė legjenda urbane. Ēmenduria e fundit u takon vetėm pak ditėve mė parė nė skenėn e “Lollapalooza Festival”, nė Amerikė. Taka 20 centimetra, reēipeta, ēorape tė grisura dhe njė palė breēka tė vogla!