+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Elvana Gjata: Babi, “bodyguard-i" im nė koncerte

  1. #1
    Administrator Avatari Bruno
    Data e Antarėsimit
    2007
    Postime
    1,663
    Reputacioni
    112

    Elvana Gjata: Babi, “bodyguard-i" im nė koncerte

    Kliko pėr version me te madh

Emri:	Elvana-Gjata.jpg
Heret qė ėshtė pare:	20
Madhesia:	18.0 KB
ID:	1300

    Do tė ishte vėrtet mėkat nėse ajo do tė kishte braktisur muzikėn. Atėherė kur juria e “Etheve tė sė premtes mbrėma”, vazjėn e vogėl por me njė interpretim interesant do ta dėrgonte nė shtėpi. Njė telefonatė e kantautorit Flori Mumajesi do tė ndryshonte tė ardhmen e saj dhe do ta motivonte tė vazhdonte ėndrrėn. Tashmė ėndrra pėr tė kėnduar ėshtė njė realitet i pakthyeshėm. Dhe Elvana Gjata ėshtė sot njė nga kėngėtaret mė tė mira nė tregon shqiptar. Nė kėtė intervistė me tė sot do tė zbulojmė shumė gjėra interesante pėr verėn dhe sukseset e saj. I fundit ishte padyshim koncerti “live” qė dha tė shtunėn qė lamė pas nė Tiranė.

    Elvana, si ka qenė kjo verė pėr ju?
    Ka qenė njė verė relativisht e lodhshme po e mbushur me shumė emocione brenda. Kjo sepse kam kaluar mbrėmje dhe koncerte tė paharrueshme kėtė vit edhe kam kaluar dhe pushime shumė tė mira. Pra kjo verė ka pasur shumė ngjyra brenda.

    Nė fakt disa nga fotot e pushimeve i kemi parė edhe nė Bluetooth, apo jo?
    Po ėshtė e vėrtetė. Ajo ka njė gjysmė dite pushimi, pas njė koncerti nė Himarė dhe kalova shumė mirė si me fansin qė kishte dalė nė fotografi edhe me familjen time, sepse unė kam qenė me mamin dhe me babin atė dite dhe jam kėnaqur vėrtet shumė.

    Gjithmonė nėpėr koncerte dhe pushime, Elvana shkon me prindėrit?
    Ka rastisur qė nė fotografitė e “Bluetooth”-it gjithmonė kam qenė me ta e nė tė vėrtetė gjithmonė nėpėr koncerte mė shoqėron familja, kryesisht babi, po kohėt e fundit ka qejf tė vij dhe mami kėshtu qė vjen dhe ajo. Ndėrsa sa i pėrket pushimeve absolutisht mendoj qė pushimet e para nė verė t’i realizoj me to, kjo sepse kam kaluar gjithmonė shumė mirė dhe mendoj qė t’i nis me ta pushimet dhe pse jo t’i mbaroj me to.

    Po vazhdimi?
    Vazhdimi pastaj (qesh), me shoqėrinė.

    Vetėm me shoqėrinė?
    Po, po, vetėm me shoqėrinė. Elvana kėtė vit i ėshtė pėrkushtuar shoqėrisė nė maksimum. Kam kaluar disa pushime tė mrekullueshme ne Itali, me shoqen time tė ngushtė dhe me tre shoqe tė tjera, mikesha tė miat, pesė vajza nė Itali.
    I keni ēmendur ēunat italianė apo jo?

    Po, po, po, padiskutim fare (qesh).
    Ndėrkohė pėrsa i pėrket koncerteve, keni lėvizur nė shumė qytete tė Shqipėrisė, cili ka qenė koncerti mė mbreslėnės?
    Pėrveēse kam bėrė koncerte nė Kosovė, Mal tė Zi dhe Maqedoni kėtė vit kam realizuar dhe koncerte nė Shqipėri edhe nė vende qė nuk kam qenė mė pėrpara. Kam bėrė katėr koncerte, kam qenė shumė selektive nė fakt sepse koncertet kanė qenė shumė mė tė shumta nė numėr, por kam zgjedhur, kam ditur ku tė shkoj. Kam qenė nė Velipojė, nė Himarė, nė Divjakė, edhe nė Tiranė sė fundmi. Realisht ky vit ka qenė viti mė i bukur i koncerteve, mbase edhe puna ka qenė mė e madhe, siē duket gjithēka ėshtė nė rritje e sipėr dhe kam kaluar me tė vėrtetė shumė shumė bukur. Nuk mund tė ndaj as koncertin e Himarės, Sarandės, Velipojės, tė Tiranės e veēoj pak sepse nė Tiranė ishte hera e parė pas pesė vitesh qė kėndoja. Kam bėrė njė koncert pėr herė tė parė qė kam promovuar albumin, kam qenė shumė e vogėl, nuk mė njihte askush. Tani gjėrat kishin ndryshuar shumė dhe me tė vėrtetė qė u emocionova shumė, sepse kam pasur oferta nė Tiranė tė kėndoj, ndėrkohė kam bėrė koncerte tė shumta jashtė Shqipėrisė, por Tiranėn e kisha lėnė pėr njė moment shumė special. Mendoj qė ishte momenti i duhur, koha e duhur, dhe gjithēka shkoi shumė shumė mirė. Jam shumė e lumtur qė pata pėrkrahjen e publikut tiranas, sepse kėtė gjė nuk e kisha provuar dhe me tė vėrtetė qė jam ndjerė shumė e vlerėsuar. I falenderoj tė gjithė ata qė kanė qenė tė pranishėm atė natė pasi mė kanė bėrė tė ndihem vėrtet shumė mirė.
    Ndėrkohė pėrmendėt qė fillimet tuaja kanė qenė 5 vjet mė parė. E kishit parashikuar kėtė sukses, kėtė famė?
    Jo, absolutisht. Ēdo gjė bėhet me njė pasion tė madh, me njė qėllim tė caktuar, por ama asnjėherė nuk i dihet fundi dhe rezultati. Mendoj qė kam arritur shumė me punėn qė kam bėrė, jo vetėm sigurisht, bashkė me Florin, me muzikėn qė kemi bėrė, mendoj qė jam duke lėnė hapat e para nė karrierėn time qė mendoj se do tė jetė shumė e gjatė.

    ...Vazhdon...

  2. #2
    Administrator Avatari Bruno
    Data e Antarėsimit
    2007
    Postime
    1,663
    Reputacioni
    112

    Replikė: Elvana Gjata: Babi, “bodyguard-i" im nė koncerte

    Kthehemi tek dy sukseset e fundit qė janė dy kėngė mjaft interesante tė kthyera dhe nė hite. Cilėn do tė veēoje prej tyre dhe na thuaj diēka rreth mėnyrės se si ato janė pritur tek publiku?
    “A ke ti zemėr” dhe “Mamani nejen” janė dy kėngė mendoj aq sa tė njėjta edhe tė ndryshme. “A ke ti zemėr” doli nė fund tė korrikut, doli pak vonė pėr verėn, por ama e kapi verėn nė kohė rekord, mė mirė se aq nuk bėhet. Ka pasur sukses shumė tė madh sidomos nė Kosovė, edhe nė Shqipėri gjithashtu ėshtė pėlqyer shumė. Mė pas erdhi “Mamani nejen”, mė duhet tė bėj njė pėrkthim tė vogėl kėtu se mė kanė pyetur shumė fansa nė dialektin tonė do tė thotė “Ma mbani mbrėmjen”, digjeni mbrėmjen sa mė shumė tė mundeni. Kjo kėngė ėshtė realizuar nė dialektin kosovar pėr arsye se tekstin e ka bėrė njė rreper kosovar, i njėjti qė kėndon me mua, Fugaa, kėshtu qė vendosi ai pėr titullin e kėngės.

    Nė koncertet tuaja cila kėngė pėlqehet aktualisht mė shumė? Kė kėrkojnė mė shumė njerėzit, kė kėndojnė ata bashkė me ju?
    Po ata qė janė shumė tė dashuruar kėrkojnė “A ke ti zemėr”. Duke qenė sė “A ke ti zemėr” ka dalė mė parė se “Mamani nejen” ėshtė mė e dėgjuar dhe njerėzit reagojnė mė shumė. Por, pėr tė pėlqyer mė shumė, pėlqejnė “Mamani nejen”, sepse nė fakt pėr tė ėshtė punuar mė shumė me imazhin, me kėngėn, me stilin, me gjithēka, ka mė shumė punė aty dhe mendoj qė ajo ka shkėlqyer shumė shumė mirė.

    Nė fakt kjo gjė duket mė sė miri edhe nė komentet e fansave nė internet tė cilėt e krahasojnė nivelin e kėngės me kėngėt europiane. Si ndiheni pėrė kėtė cilėsim?
    Mė vjen shumė mirė, nė rradhė tė parė mė vjen mirė qė punėt e Florit, janė nė nivele jo vetėm evropiane, por edhe mė lart mendoj se janė nė nivele botėrore. Vėrtet muzika e tij ėshtė pėr t’u admiruar dhe gjithmonė e mė shumė bėn pėrshtypje stili i tij. Njė ndėr to, pėr tė cilat unė jam krenare dhe e nxjerr si tė thuash mė nė pah kėtė stil jam unė dhe mė vjen vėrtetė shumė shumė mirė pėr kėtė gjė. Vėrtet ka njė pjesė tė publikut qė arrin tė kuptojė se nė Shqipėri po bėhet vėrtetė muzikė e mirė.

    Ndėrkohė kėngėt pėrgjithėsisht janė bėrė hite. Vetė kė veēon Elvana, kė ka tė preferuarėn e saj?
    Nga kėngėt e mia? Bobobobo...ėshtė e pamundur qė t’i ndaj. Domethėnė secila nga ato ka bukurinė e vetė, unė tek secila prej tyre kam derdhur pak dashuri, i kam kėnduar me shumė dėshirė, kėshtu qė s’mund tė ndaj asnjėrėn prej tyre. Pėr mua janė tė gjitha shumė tė bukura. Mos tė them mė tė bukurat.

    Elvana ju kishit parashikuar edhe njė kėngė qė u lanēua edhe nė media, njė kėngė qė do tė ishte shumė e gjatė, do tė ishin 2 kėngė brenda. Si shkoi puna pėr tė?
    Ėshtė e vėrtetė qė patėm disa probleme gjatė rrugės, ishte njė punė shumė e madhe dhe natyrisht qė kėrkonte shumė kohė. Kėrkonte mė shumė kohė seē ne menduam, absolutisht qė projekti vazhdon duke u punuar, xhirimet janė mbyllur, tashmė do tė kaloj nė produksionin “Entermedia” pėr t’u rishikuar edhe njėherė dhe besoj qė do tė jetė gati, nė fillim tė tetorit mendoj qė do tė jetė nė transmetim.

    Njė pyetje pėr profesionin tuaj qė pak njerėz e njohin. Ju sapo jeni diplomuar pėr regji, sa pranė dhe sa larg e sheh tė ardhmen si regjisore Elvana?
    Jam diplomuar pėr regjisurė teatri, ėshtė e vėrtetė. Mendoj qė do merrem goxha me tė, sepse ka qenė njė nga pasionet e mia tė hershme absolutisht, dhe shfaqja e diplomės mė ka dhėnė njė mbėshtetja akoma edhe mė tė madhe pėr tė vazhduar kėtė rrugė, sepse rezultoi njė shfaqje shumė e suksesshme, ishte njė monodramė, njė bashkėpunim me aktoren e mrekullueshme Valbona Imami. E falenderoj pėr kėtė mbėshtetje qė mė dha nė kėtė projekt, pasi neve ishin dy studente, sepse unė diplomėn se kam realizuar vetėm, sė bashku me Jonida Vokshin qė ėshtė mikesha ime dhe personazh shumė i njohur sigurisht. Mendoj qė do merrem me kėtė fushė, momentalisht unė i kam dhėnė mė shumė rėndėsi muzikės sepse jam nė momentin tim mė tė mirė dhe nuk mund ta lė pas dore, por kjo nuk do tė thotė qė unė s’do tė merrem me regjisurėn, do tė gjej kohėn mė tė pėrshtatshme dhe do merrem me tė. Mendoj qė do realizoj njė projekt tė ri, njė shfaqje tė re, jam duke zgjedhur midis 2-3 pjesėve, por diēka konkretisht nuk mund tė them, megjithatė mund tė filloj punėn nga muaji shkurt ose mars, mbasi ka rėnė ai vrulli i koncerteve qė fillon tani nė tetor.

    Nga njė sezon koncertesh nė njė tjetėr. Klipe tė reja, do tė pulikoni ndonjė album apo s’ėshtė njė projekt qė ėshtė nė axhendėn tuaj?
    Albumi ka tre vjet qė po punohet dhe mendoj qė do tė jetė njė album shumė i mirė, shumė i arrirė, sepse jo vetėm pėr faktin qė kemi tre vjet por, kemi zgjedhur shumė kėngė, kemi hequr shumė kėngė, kemi punuar shumė kėngė, kėngėt qė janė nė album janė punuar shumė herė, mė shumė se 2-3 herė. Ėshtė punuar me detaj ēdo kėngė dhe absolutisht qė tė gjitha ato kėngė, por dhe kėngė tė tjera qė nuk janė lanncuar, do tė pėrmblidhen nė njė album, nė albumin tim tė dytė qė me kismet sepse nuk them mė datė, se asnjėherė nuk i dihet, por mendoj qė kėtė vit, brenda kėtij viti absolutisht do ta dalė. Ne jemi gati, dy kėngė janė lanēuar, dy tė tjera priten tė dalin edhe 6 tė tjera qė nuk janė lanēuar do tė pėrmblidhen brenda nė album, kėshtu qė mendoj se brenda kėtij viti tė gjithė fansat mė nė fund do tė kenė albumin tim tė dytė.

    Ju urojmė suksese ndėrkohė Elvana vetė, kė kėngėtare ka tė preferuar aktualisht nė botė?
    Atė kėngėtare qė kam pasur gjithmonė. Beyonce mė frymėzon shumė me vokalin e saj, teknikat e saj, mund tė them qė ėshtė njė divė qė duhet pasur parasysh si pikė referimi jo vetėm pėr imazhin qė ajo pėrcjell, apo pėr modėn qė bėn me stilin e saj, por tė paktėn unė qė e vogėl kam parė diēka tjetėr tek ajo, kam parė vokalin, teknikat e zėrit qė gjithmonė vijnė ndryshe nė kėngėt e saj dhe kjo gjė mė ka bėrė shumė shumė pėr vete dhe kėtė gjė jam munduar ta transmetoj edhe nė kėngėt e mia, qė tė kem gjithmonė diēka ndryshe pėr tė treguar nga vokali im tek kėngėt e mia.

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Tema te ngjashme

  1. Femra mė seksi VIP Elvana Gjata
    By sabah in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-07-11, 08:02 PM
  2. Elvana Gjata me kenge te re ne tetor
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-10, 02:52 PM
  3. Vjen surpriza, Elvana Gjata sjell nė Shqipėri 'Hotline'
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-10, 05:03 PM
  4. "Elvana Gjata" Klipi i saj eshte mė i klikuari nė internet!
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-09, 07:16 PM
  5. Elvana Gjata Po Pėrgatit Njė Video Tė Re
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-02-08, 02:50 PM

Bookmarks

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet