AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Sport > Futbolli > UEFA Champions League
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

UEFA Champions League Informacione Rreth UEFA Champions League (Aktiviteti i Futbollit Te Kampioneve Te Europes).

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 16-06-08, 12:28 PM
ergys ergys ėshtė offline
Person i padėshiruar
 
Data e Antarėsimit: Dec 2007
Postime: 0
Reputacioni: 0
ergys AlbStation

10 finalet me dramatike ne champions league


10. Liverpool - Borussia Monchengladbach 3 – 1 (viti 1977)

Liverpooli e siguroi titullin e parė nė Kupėn Evropiane me njė fitore tė shkėlqyeshme nė Romė. Kevin Keegan ishte ylli i kėtij shou kundėr ekipit gjerman. Tifozėt e tė kuqve mbetėn me duar nė gojė pasi qė Allan Simonsen neutralizoi golin e parė tė Terry McDermott, por dy gola tė pjesės sė dytė tė shėnuar nga Tommy Smith dhe Phil Neal arritėn tė sjellin trofeun.

9. Milan - Steaua Bucharest 4 – 0 (viti 1989)

Treshja tmerruese Marco van Basten, Ruud Gullit dhe Frank Rijkaard, qėndroi prapa triumfit tė tretė tė Milanit nė Kupėn Evropiane. Yjet holandeze ishin thjesht tepėr tė mirė pėr kundėrshtarėt e tyre nga Rumania, nė finalen e luajtur nė Barcelonė, derisa Van Basten dhe Gullit, qė tė dy shėnuan nga dy gola. Milani i shėnoi tė gjithė golat pas vetėm 46 minutash lojė nė kėtė mbrėmje fantastike nė Camp Nou.

8. Celtic - Inter 2 – 1 (viti 1967)

Yjet e Celtic bėnė tė papriturėn nė finalen e luajtur nė kryeqytetin portugez Lisbonė. Interi ishte favorit kryesor pėr tė fituar kėtė finale dhe nė mėnyrė aspak tė befasishme kaloi nė epėrsi pėrmes tė shkėlqyeshmit Sandro Mazzola. Por, ekipi skocez u pėrgjigj pėr tė shėnuar fitoren e paharrueshme, falė golave tė Tommy Gemmell dhe Stevie Chalmers.

7. Real Madrid - Reims 4 – 3 (viti 1956)

Nė finalen e parė nė historinė e garės evropiane, Reali i pandalshėm siguroi titullin e parė nga pesė titujt e parė tė kėsaj gare tė fituar radhazi. Ekipi francez Reims ishte dy gola nė avantazh nė dhjetė minutat e para nė Paris, por Madrid u pėrgjigj pėrmes Alfredo di Stefano. Sulmuesi Hector Rial shėnoi dy gola pėr ekipin spanjoll, pėr t’i dhėnė fillimin e njė epoke tė re tė Realit.

6. Manchester United - Benfica 4 – 1 (viti 1968)

Njė dekadė pas fatkeqėsisė sė Munichut (kur vdiqėn 23 tifozė tė Manchesterit pėr shkak tė pėrplasjes sė aeroplanit), menaxheri Matt Busby, udhėhoqi Unitedin drejt triumfit tė parė nė Evropė. Benfica barazoi dhe ēoi ndeshjen nė lojė shtesė pasi qė Bobby Charlton kishte ēuar djajtė e kuq nė avantazh, nė ndeshjen nė Wembley. Por, djelmoshat e Busbyt, ndezėn me vonesė makinat, pėr tė sjellė njė fitore tė mrekullueshme me golat e George Best, Brian Kidd dhe Charlton.

5. Benfica - Real Madrid 5 – 3 (viti 1962)

Real ishte favorit i frikshėm kur ishte pjesėmarrės edhe nė njė finale tė mbushur me gola, atė Amsterdamit. Spanjollėt dukej se do tė ngrinin sėrish trofeun e kėsaj gare, kur Alfredo di Stefano, i cili mė pastaj kompletoi hat-trick i ēoi ata nė dy gola avantazh. Por Benfica u pėrgjigj pėr tė barazuar, para se njė dyshe e golave nga 20-vjeēari Eusebio, t’i sjellė triumfin ekipit portugez.

4. Milan - Barcelona 4-0 (viti 1994)

Milani i fuqishėm nisi kėtė lojė mjaft i uritur, duke pasur dy mungesa nė formacionin bazė. Edhe pse pa tė suspenduarit Franco Baresi dhe Alessandro Costacurta, italianėt ishin sėrish tė aftė tė anulojnė kėrcėnimin e dyshes sė Barcelonės, Romario dhe Hristo Stoichkov, duke ngritur trofeun nė Athinė.

3. Manchester United - Bayern Munich 2-1 (viti 1999)

Kjo finale nė Barcelonė, ndoshta kurrė nuk do tė mbahej mend pėr 90 minutat e saj, pasi qė Bayern dukej se do ta ruante avantazhin e hershėm. Por ndeshja ndryshoi brenda tre minutash, pasi qė Teddy Sheringham barazoi papritmas. Tifozėt ishin nė momente ėndėrruese kur edhe njė zėvendėsues tjetėr, Ole Gunnar Solskjaer, solli golin e fitores.

2. Real Madrid - Eintracht Frankfurt 7-3 (viti 1960)

Frankfurt kaloi nė epėrsi gjatė kėsaj nate tė paharrueshme nė Glasgow, por Real u pėrgjigj me njė stil shkatėrrues me shtatė gola brenda 46 minutash. Yjet e shout ishin dyshja sulmuese legjendare Ferenc Puskas, i cili shėnoi katėr gola, dhe Alfredo di Stefano, i cili po ashtu shėnoi hat-trick nė kėtė triumf tė pestė pėr gjigantin spanjoll.

1. Liverpool - Milan 3-3 (2005)

Liverpool dukej i vdekur si dhe i varrosur nė pjesėn e parė, pas disavantazhit prej 3-0 tė ekipit italian. Por kapiteni Steven Gerrard tregoi njė paraqitje madhėshtore, pėr tė ndezur lojtarėt e tij dhe ata nė mėnyrė tė pashpjegueshme gjetėn mėnyrėn pėr t’u rikthyer nė lojė dhe pėr tė barazuar rezultatin. Ekipi i tronditur i Milanit dėshtoi mė pastaj nė penalti dhe trofeu i takoi ekipit Anglez, megjithėse se vitin e kaluar rosonerėt u hakmorėn pėr kėtė trofe tė rrėshqitur nga dora
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 07:46 AM.

 


Copyright Albstation 2007-2008